Mathijs De Ligt dhe Noussair Mazraoui kanë lënë Bayernin për tu transferuar tek Manchester United.

Siç bëjnë me dije mediat angleze dy lojtarët e rinj të skuadrës së Ten Hag sot ishin në Manchester ku kanë kryer vizitat mjekësore.

Tashmë pritet vetëm njoftimi për shtyp për të zyrtarizuar lëvizjen e bujshme të United në këtë merkato.

Holandezi dhe marokeni do të bashkohen me trajnerin Ten Hag, pasi së bashku kanë qenë pjesë e Ajax në sezonin 2018-2019 ku holandezët shkuan deri në gjysmëfinalen e Champions League.

De Ligt do t’i kushtojë United 50 milionë euro, ndërsa mbrojtësi i krahut i kushton anglezëve 10 milionë euro plus bonuse.