Manchester United bënë prapa kthehu, Sanchez larg Interit

Manchester United bënë prapa kthehu, Sanchez larg Interit

Transferimi i Alexis Sanchez te Inter mund të dështojë. Kjo pasi sipas mediave angleze ‘djajtë e kuq’ po rimendojnë shitjen e kilienit si pasojë e dëmtimit të Anthony Martial në sfidën e fundit kundër Crystal Palace.

Francezi pësoi një lëndim në gju dhe gjasat janë që të qëndrojë gjatë larg fushave. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë përfundimisht me Sanchez, pasi përveç raportimit të “The Guardian”, media të tjera shkruajnë se është çështje ditësh që sulmuesi të kalojë te Interi.

Në 2018 sanchez u ble nga Manchester United për 52 mln paund, por ai asnjëherë nuk arriti ti përmbushte pritshmëritë, pasi në 33 ndeshje të kampionatit ka realizuar vetëm 3 herë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur