Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës në Champions League. Zenit Petersburg -Borussia Dortmund dhe Olimpiakos- Manchester United do të rikthejnë miliona sportdashës para ekranit për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës. Pavarësisht se në letër duket gjithçka e lehtë për finalisten e edicionit të kaluar dhe ‘Djajtë e Kuq’ në fushë pritet të jetë ndryshe. Në prag të ndeshjes, trajneri i Dortmundit, Klop tha se”Prioriteti im për vitin 2014 është që skuadra ta kompletojë pjesën e dytë të sezonit në gjendje më të mirë fizike.
Kemi pasur probleme të shumta me lëndime. Nuk ka nevojë të flasim për kampionatin. Bayern Mynih është skuadra më e mirë në botë aktualisht dhe fatkeqësisht luan në Bundesliga, prandaj kemi punë me ta gjatë gjithë kohës. Por nuk duhet t’i humbim shpresat në dy garat tjera derisa të jemi eliminuar”, ka deklaruar Klopp.
MICHEL: NUK I KEMI FRIKË ‘DJAJTË E KUQ’
Ndërsa trajneri i Olimpiakos, Michel në konferencën për shtyp përpara ndeshjes deklaroi se nuk i druhet United. “Ne do të luajmë me të njëjtin entuziazëm që kemi luajtur deri në këto momente. Duam ta vendosim në vështirësi United, të cilin e respektojmë shumë si kundërshtar por nuk i druhemi. Përvoja dhe statistikat nuk janë në favorin tonë por unë besoj se e kemi kapacitetin për të ndalur një skuadër të madhe. Ne thjesht duhet të besojmë në aftësitë tona” deklaroi trajneri i ekipit grek.
ANCELOTTI: LA DECIMA, FIKSIM
Ndërsa trajneri i Reali, Carlo Ancelotti deklaroi se Champions është kthyer në një fiksim. “Tifozët e Realit dëshirojnë të flasin vetëm për tituj. La Decima është fjala që përdoret më shpesh në ambientin madrilen, ndaj mund të themi se është një obsesion. Ky trofe na motivon më shumë” u shpreh ai.
Shkrimi u plublikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com, versioni print
/Shqiptarja.com