Manchester United harron të fitojë, ‘ngec’ sërish në ‘Premier League’

Manchester United harron të fitojë, ‘ngec’ sërish në ‘Premier League’

Manchester United nuk po arrin të gjejë fitoren në Premier League. Skuadra e drejtuar nga Solskjaer nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e javës së katërt të ‘Premier League’, duke e çuar në tre numrin e ndeshjeve që nuk i merr pikët e plota.

Përballë Southampton ‘djajtë e kuq’ kaluan të parët në avantazh, në minutën e 10 me Daniel James, por kaq nuk mjaftoi për të dalë të fituar nga kjo transferta. Kjo sepse në minutën e 58 Vestergaard ndëshkoi United me kokë. Edhe pse Southampton mbeti me 10 lojtarë në minutën e 73 ‘djajtë’ gjithsesi nuk arritën të shënonin golin e fitores.

Për sezonin e ri United ka fituar vetëm ndeshjen e parë kundër Chelsea me shifrat 4-0, ndërsa më pas kanë barazuar më Ëolves, kanë humbur 1-2 me Crystal Palace dhe sot kanë barazuar me Southampton.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie

‘Ngec’ garancia sovrane për fasonët, deri tani vetëm 1 përfitues, refuzojnë bankat! Humbjet e eksportuesve më të thella me euron që bie