Anglezët e Manchester United janë duke konsideruar prishjen e "Old Trafford" dhe ndërtimin e një impianti të ri.
'Djajtë e Kuq' duan që stadiumi i tyre i ri të ketë afro 100 mijë ulëse dhe natyrisht t’i rrisin më pas edhe të ardhurat e tyre. Ky vendim do të nënkuptonte prishjen e folesë së tyre 114-vjeçare, pavarësisht rëndësisë së saj historike, duke përfshirë memorialet për fatkeqësinë e Mynihut të vitit 1958.
Klubi fillimisht propozoi zvogëlimin e Old Trafford në 30,000 vende për t’u përdorur nga ekipet e femrave dhe të akademisë, por disa faktorë e bëjnë të pamundur.
'Djajtë e Kuq' duan të krijojnë një grup trashëgimie për të siguruar ruajtjen e elementeve historike të 'Old Trafford' nëse vazhdojnë me prishjen. Kështu, Manchester United e di se me rritjen e kapaciteteve, do të shtohen edhe të ardhurat e tyre, duke mos u përballur më asnjëherë me krizë financiare.