Manchester United pushon nga puna 200 punëtorë, trajneri Amorim supë dhe sanduiç

Manchester United pushon nga puna 200 punëtorë, trajneri Amorim supë dhe sanduiç

Sir Jim Ratcliffe

Pronari i ri i Manchester United, Sir Jim Ratcliffe ka vendosur të pushojë edhe 200 punonjës të tjerë për shkak të humbjeve të klubit, si dhe të bëjë ndryshime në shpenzime.

'Djajtë e Kuq' kanë qenë në humbje financiare për pesë vite radhazi dhe vendimi i Ratcliffe për të pushuar nga puna 250 punonjës vitin e kaluar, përfshirë legjendarin Sir Alex Ferguson, nuk ka dhënë fryte.

Gjithashtu, Ratcliffe ka vendosur të mbyllë mensën për stafin e klubit dhe në vend të kësaj do t’u ofrohet punojësve fruta falas, masë e marrë kjo për të ulur kostot e shpenzimeve.

Vetëm lojtarët do të kenë të drejtë të hanë me shpenzimet e klubit, ndërsa të gjithë punonjësit e tjerë, përfshirë trajnerin Ruben Amorim, u lejohet të hanë supë dhe sanduiçe me shpenzimet e klubit.

Siç llogaritet nga kontabilistët e Man. United, klubi do të kursejë më shumë se një milionë euro në vit me këtë vendim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, ne i kemi të garantuara

Rama nga Elbasani: Premtime elektorale bëjnë ata që e dinë se do t’i humbin zgjedhjet, ne i kemi të garantuara