Manchester United rinovon kontratën me katër lojtarë

Manchester United rinovon kontratën me katër lojtarë

Manchester United

Manchester United ka rinovuar kontratën me katër nga lojtarët kryesor të ekipit. Trajneri i "Djajve të Kuq", Erik ten Hag ka konfirmuar se klubi gjeti akordin me Diogo Dalot, Fred, Marcus Rashford dhe Luke Shaw, të cilët do jenë pjesë e ekipit deri në verën e 2024. Lojtarët ishin në skadencë kontrate, teksa klauzola për rinovimin edhe me një tjetër sezon është plotësuar.

“Mund të konfirmoj katër rinovimet. Ne jemi të lumtur sepse skuadra po shkon në drejtimin e duhur dhe ata lojtarë kanë dhënë një kontribut të madh për ekipin. Ne duhet të zhvillohemi dhe t'i mbështesim këta lojtarë të përmirësohen. Kjo është arsyeja pse kemi ardhur në këto vendime, jam i sigurt se janë vendimet e duhura. Duam të ndërtojmë një ekip për të ardhmen, kështu që për vite më të gjata ata lojtarë duhet të jenë pjesë e jona", tha trajneri i United, ten Hag.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni pro familjes: Konsultë me ministrinë e Shëndetësisë për surrogacinë, vendi s’është gati!

Koalicioni pro familjes: Konsultë me ministrinë e Shëndetësisë për surrogacinë, vendi s’është gati!