/ATSH/. - Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao, edhe në sezonin e ri do të luajë në Premierligë.
Sky Sports ben te ditur se londinezët e Celsit kanë arritur marrëveshje huazimi me Monacon për shërbimet e lojtarit.
Ky i fundit ishte i huazuar tek Manchester United në sezonin e fundit, por u shoqerua vazhdimisht nga deshtimet.
Ai u largua nga Old Trafford pas përfundimit te sezonit, por menaxheri i Celsit, Jose Mourinho, kembenguli qe ta mbaje atë në Premierligë.