Mario Baloteli e ka mbushur kupën me sjelljet e tij te Manchester City.

Edhe në këtë fillimin viti italiani ka treguar edhe njëherë se te City është shumë e vështirë që të qëndrojë pasi bashkëjetesa në të njëjtin ekip me Mancinin ka marrë fund.

Sulmuesi gjatë një seance stërvitore ka realizuar një ndërhyrje të rëndë ndaj Sinklerit duke shkaktuar reagimin e Mancinit që nuk e toleron, por drejtohet duke u konfrontuar fizikisht dhe në fund i tregon derën duke e larguar.

Fotot kanë bërë xhiron e botës, ndërsa ngjarja i ka humbur akoma më shumë pikë italianit në merkato, pasi edhe Berlusconi ka hequr dorë nga dëshira për ta afruar në Milano sepse mund të rrezikonte të shkatërronte harmoninë te kuqezinjtë.

Gjesti i sulmuesit tregon edhe njëherë se është akoma larg futbollistë më të mirë në botë.

Në vazhdim pritet edhe një vendim zyrtar nga sheikët e City-t, i cili mund të parashikojë gjobë të majme dhe deri në pezullim disa javë, por edhe ndëshkim më të rëndë.

Nuk është surprizë që të aplikohet e njëjta metodë si në rastin e sulmuesit Tevez.


dylber balla