Mandatet, Berisha: PS kërkon të
votojë projektin që refuzoi 2 muaj

Mandatet, Berisha: PS kërkon të <br />votojë projektin që refuzoi 2 muaj
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha duke folur në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së preku dhe çështjen e mandateve, ku theksoi se kreu i PS-së para dy muajsh urdhëroi anëtarët e KQZ-së hedhjen poshtë të projektit të ndarjes së mandatave, kurse tani duan që ta votojnë.

“Dy muaj më parë kur KQZ pas një pune shumë serioze paraqiti në përputhje me kodin zgjedhor, në ushtrim të plotë të kompetencave të tij, skemën e ndarjes së mandateve, Rama urdhëroi anëtarët e KQZ për hedhjen poshtë të këtij projekti. Mobilizoi të gjithë mundësitë e veta, zëdhënësit e tij për t’u thënë shqiptarëve se Berisha po na vjedh mandatet dhe zgjedhjet po vidhen. Para tre ditësh deklarojnë se kërkojnë të votojnë variantin për të cilin nuk lanë fjalë, shpifje dhe trillim pa bërë dhe natyrisht nuk konsideroi se ka institucione dhe ligje por absurdin e tyre mendojnë ta bëjnë ligj në këtë vend”, u shpreh Berisha.

Duke folur më tej para deputetëve demokratë, kreu i PD-së u tregoj një bisedë më një personalitet ndërkombëtar, i cili e kishte pyetur për Edi Ramën. Berisha theksoi edhe një herë se procesi i integrimit europian nuk do të merret peng nga askush.

“Një personalitet shumë i shquar ndërkombëtar më pyeti mirë se ai zotëri është kaq haptas antishqiptar për veprimet që bën me bllokimin dhe me të gjitha këto, po ata njerëz që e rrethojnë si ka mundësi që e tolerojnë, pranojnë t’i bëhet vendit të tyre nga një person kjo që bën ai. Çfarë t’i thoja? Sot çdo shqiptar e thotë se disa përfaqësues të tij që kanë vitet që punojnë me problemin zgjedhor kanë dalë se po iu kërkojmë atë projekt që u vidhte mandatet shqiptarëve. Nuk ka fatkeqësi më të madhe sesa në një vend të lirë të zhveshet nga çdo dinjitet njerëzor. Këto janë probleme të tij por janë probleme që pasqyrohen në një mënyrë ose tjetër në jetën e përditshme të secilit prej jush. Imagjinoni ju se cila është përgjegjësia që dy muaj para thotë se me këtë projekt Sali Berisha po na merr mandatet dhe pas 2 muajsh thotë ky projekt është ai që duam ne. Dua të garantoj qytetarët se ne mbetemi të vendosur të bëjmë përpjektje më të mëdha që ata të votojnë në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, procesi i integrimi europian nuk do merret peng nga askush”, tha Berisha.

SHTUAM RROGAT, NE KUNDERSHTIM ME FMN
Më tej Berisha deklaroi se qeveria e tij sfidoi këshillat e Fondit Monetar Kombëtar për mosrritjen e rrogave dhe pensioneve, duke i rritur ato. Sipas Berishës rroga mesatare është rritur nga 240 mijë lëkë në 570 mijë lekë.

“Me gjithë respektin që kam për FMN, më ka këshilluar të mos rriten rrogat dhë në të gjitha rastet Edi Rama ka votuar kundër rritjes së rrogave. Rroga mesatare do ishte sot me ecje breshke nga 240 në 260 mijë lekë. Me guxim dhe kurajo, me vendosmëri ne kemi rritur rrogat dhe pensionet dhe kjo do mbetet politikë kostante. Në kuadrin e rritjes së rrogave dhe përmirësimit të fleksibilitetit të tregut të punës. Së shpejti ju do votoni në Parlament ligjin për heqjen e tatimfitimit për të gjithë punonjësit rrogëtar që marrin nën 50 mijë lekë. Kjo nuk është një 10 % rritje rroge por kjo është njëkohësisht dhe një mbështetje e madhe për sipërmarrjen dhe për tregun e punës”, deklaroi Berisha.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë