Mandatet, gjykata rrëzon Tahirin
në 23 janar shqyrtohet Selami

Mandatet, gjykata rrëzon Tahirin<br />në 23 janar shqyrtohet Selami
Gjykata Administrative në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Dashamir Tahiri për sigurinë e padisë, që do të thotë se mbetet në fuqi vendimi i KQZ për heqjen e mandatit.
 
Rrëzimi i kërkesës së Dashamir Tahirit vjen, pasi ai është zëvendësuar nga KQZ me kandidatin tjetër që ishte në listat shumë emërore, Edmond Zejno.
 
Vendimi i Gjykatës Administrative vjen pas atij të Kolegjit Zgjedhor që sërish rrëzoi kërkesën e Tahirit.
 
Dashamir Tahirit iu hoq mandati nga KQZ pas kërkesës së prokurorisë, pasi u gjet me shkelje pas kontrollit të ligjit për dekriminalizimin.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Dashamir Tahiri rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e “Dekriminalizimit” këto të dhëna:

Në vitin 1995 është raportuar nga policia në Foggia për krime lidhur me falsifikimin e parave;

Në vitin 2009 është dënuar nga Gjykata në Ravena (për të vuajtur 9 muaj burgim) për përdorim të një leje drejtimi shqiptare të falsifikuar.

Ndërsa padinë e ish-deputetit të LSI, Shkëlqim Selami Gjykata Administrative vendosi ta shqyrtojë në datë 23 Janar në orën 13:30.

Ashtu si Tahirit, edhe Selamit iu hoq mandati nga KQZ pasi nuk kishte deklaruar të dhënat e vetëdeklarimit që parashikon ligjin e dekriminalizimit.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg