Mandatet, KQZ rrëzon të majtët
Anëtarët-Lleshit: Po shkel Kodin

Mandatet, KQZ rrëzon të majtët <br />Anëtarët-Lleshit: Po shkel Kodin
TIRANE - Kërkesa e tre përfaqësuesve të propozuar nga opozita në Komisionin Qendror të Zgje¬dhjeve për ndarjen e mandateve është refuzuar. Në faqen zyrtare të KQZ, në të cilën është parashikuar që ditën e hënë ky komisionin do të ketë mbledhjen e radhës, nuk është përfshirë kërkesa për diskutimin e ndarjes së mandateve për zgjedhjet e 23 qershorit që kanë depozituar vetëm pak ditë më parë anëtarët e propozuar nga opozita.

Në rend të ditës janë përcaktuar pikërisht shqyrtimi i projekt-vendimit: "Për miratimin e strategjisë së trajnimit të anëtarëve të komisioneve zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin të datës 23 Qershor 2013" si dhe shqyrtimi i projekt-vendimit: "Për miratimin e modeleve të vendimeve dhe dokumentacionit të punës së KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvend të datës 23 Qershor 2013". Ndërkohë që nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë kryetarja e KQZ-së mbledhjen e së hënës pas depozitimit të kërkesës së 3 anëtarëve të zgjedhur nga opozita në Parlament.

Ditën e mërkurë 3 anëtarët e KQZ-së, Denar Biba, Albana Shtylla dhe Jani Jani depozituan në administratën e KQZ një kërkesë për ndarjen e mandateve, kjo pas të dhënave që kishin marrë nga audituesit teknicienë në Ministrinë e Brendshme. Kjo kërkesë kishte të bënte pikërisht me thirrjen e KQZ ditën e hënë për të marrë në shqyrtim ndarjen e mandateve që kërkonin 3 anëtarët e propozuar nga opozita.

REAGIMI
Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ, thonë kjo është një shkelje e rëndë e ligjit, pasi ai iu jep të drejtë dy anëtarëve të thërrasin mbledhjen dhe të përfshihet në rendin e ditës çdo kërkesë e ardhur nga të paktën dy anëtarë të KQZ-së. "Mbledhja e thirrur nga tre anëtarët e KQZ, z.Denar Biba (Zv/Kryetar), znj.Albana Shtylla dhe z.Jani Jani për ditën e Hënë, datë 28.01.2013 me rend dite: "Për caktimin e numrit të mandateve, për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013" është refuzuar nga Kryetarja e KQZ, znj.Lefterie Lleshi. Kërkesa jonë për thirrjen e kësaj mbledhje u protokollua ditën e Mërkurë, datë 23.01.2013 në respekt të nenit 22, pika 1 e Kodit Zgjedhor që parashikon se: "Mbledhjet e KQZ-së thirren nga Kryetari ose të paktën nga dy anëtarë të KQZ-së.

Në çdo rast, thirrja e mbl¬edh¬jes nuk i nënshtrohet vot¬imit dhe duhet të për¬m¬bajë rendin e ditës të mbledhjes. Në rendin e ditës përfshihet çdo kërkesë e ardhur nga të paktën dy anëtarë të KQZ-së.", thonë anëtarët e KQZ-së. Ndër të tje¬ra, në njo¬ftimin për m¬edi¬at anëtarët e KQZ akuzojnë Lleshin se po shkel Kodin Zgjedhor duke mos marrë parasysh në sh¬q¬yrtim kër¬kes¬ën e tyre për ma¬ndatet. "Sot, datë 25¬.01.2013, (dje) nj¬o¬ftohemi se Kr¬yetarja znj. Lleshi ka thi¬rrur një tje¬tër mb¬le¬dhje për ditën e Hë¬në, datë 28¬.01¬.2013 me një tjetër rend dite. Bashkëngjitur po ju nis njoftimin për mbledhjen e thirrur. Me mosveprimin e saj, duke refuzuar ta vendosë kërkesën tonë në rend dite, Kryetarja e KQZ ka shkelur rëndë ligjin, dhe ka dhënë edhe një shembull tjetër të shëmtuar të dhunës së shumicës në KQZ", thuhet në njoftimin e tyre. I njëjti rast është përsëritur edhe në 27 dhjetor ku KQZ anuloi një mbledhje të thirrur nga nënkryetari i këtij komisioni, dhe njëkohësisht përfaqësues i PS, Denar Biba. Sipas KQZ-së, kjo mbledhje ishte në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe rregulloren e KQZ.

njoftimi kqz mandatet
(Faksimile e rendit të mbledhjes së KQZ-së për ditën e hënë, mungon kërkesa e të majtëve)

*Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com, data 26 janar

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)