Mandatet, Kushtetuesja: Kërkesa
e PS, duhej çuar në kolegj
Është zbardhur nga Gjykata Kushtetuese vendimi për rrëzimin e kërkesës së PS lidhur me shfuqizimin e vemdimit të dhënë nga Parlamenti për të ndarë ky institucion mandatet dhe jo KQZ.
TIRANE - Është zbardhur nga Gjykata Kushtetuese vendimi për rrëzimin e kërkesës së PS lidhur me shfuqizimin e vendimit të dhënë nga Parlamenti për të ndarë ky institucion mandatet dhe jo nga
KQZ. Në vendimin e saj të argumentuar kjo gjykatë sqaron arsyet e këtij vendimi.
“Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se vendimmarrja e KQZ-së dhe procedurat e ndjekura lidhur me të, nuk janë pjesë e juridiksionit kushtetues. Ajo vëren se, sipas nenit 145 të Kodit Zgjedhor, se subjektet zgjedhore kanë të drejtë të bëjnë ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit kundër vendimeve të KQZ-së, kur ato cënojnë interesat e ligjshme të tyre, si dhe në rastet e mosmarrjes së vendimit brenda afatit ligjor nga KQZ-ja.
Përderisa kërkuesi nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, ai nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike, në kuptim dhe zbatim të nenit 131, shkronja “f”, të Kushtetutës”, thuhet në argumentet e Kushtetueses.
Ndër të tjera, në vendimin e saj kjo gjykatë deklaron se se kërkuesit, një e pesta e deputetëve të Kuvendit dhe Partia Socialiste, nuk legjitimohen të vënë në lëvizje këtë Gjykatë lidhur me atë pjesë të kërkesës që bën fjalë për deklarimin si antikushtetues të vendimit nr.2/2013, datë 31.01.2013, të Kuvendit “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2013”, pasi ai është një akt individual dhe, si i tillë, nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, në kuptim të nenit 131, shkronja “c”, të Kushtetutës.
Ndërkohë që mendimi i pakicës e ka konsideruar shkelje të kompetencave nga ana e Kuvendit ndarjen e këtyre mandateve. “Në rastin në shqyrtim, Kuvendi, për miratimin e vendimit nr. 2/2013, ka vepruar jo si organ politik, por në cilësinë e organit administrativ, sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor.
Pavarësisht se ka qenë rezultat i procedurave parlamentare, ky akt individual i Kuvendit ka karakter administrativ. Sipas nenit 42/1 të Kushtetutës dhe jurisprudencës së Gjykatës, e drejta për një proces të rregullt ligjor nuk është e kufizuar vetëm në procesin gjyqësor, por shtrihet edhe në procese me natyrë administrative”, thuhet në vendim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 13.02.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43%
-
Gafë
52.1%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5233
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55