Mandatet në seancë
PD rrezik për numrat

Mandatet në seancë <br />PD rrezik për numrat
TIRANE - Kuvendi mori zyrtarisht në shqyrtim ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. 140 deputetët do të votojnë me shumicë të thjeshtë që në seancën e parë plenare për ndarjen e tyre. Ky vendim u morr në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, ku kreu i grupit parlamentar Gramz Ruçi shprehu qëndrimin e PS lidhur me këtë çështje.

Gjithsesi ajo që mbetet më shqetësuese janë numrat e deputetëve të mazhorancës për të miratuar ndarjen e mandateve. Kjo pas qëndrimit të nënkryetarit të Kuvendit dhe njëherësh deputetit tw grupit parlamentar të LSI-sw, Nasip Naço. Edhe pse ende LSI nuk është me një vendim grupi për mosvotimin e ndarjes së mandateve,vendim ky qw do tw merret nw mbledhjen e grupit ditwn e hwnw, vota kundër e saj rrezikon rënien e mazhorancës, pasi përveç 4 votave të LSI, kundër do të jetë dhe deputeti i FRD, Gazmend Oketa, ç`ka do të bënte që opozita të kalonte të shumicë votash edhe pse ish-deputeti Kastriot Islami mund të bashkojë votën me mazhorancën.

"KQZ apo dhe ndryshimet që kërkohen të bëhen e kanë futur në një ngërç Parlamentin. Për të thënë, që nëse ne do të votojmë mandatet e 2009-ës i bie që të shkelim ligjin dhe të mos marrim parasysh ndryshimet demografike që janë bërë. Nëse do të ndryshojmë këto ndryshime demografike unë nuk jam i bindur në lidhje me shtimin e popullsisë në qarkun e Kukësit e mendoj që rritja nuk ështa natyrale por fiktive përsa kohë nuk u lejua ai komision LSI do ta ketë të vështirë të votojë që ti hiqet një mandat qarkut të Beratit e mos t`i hiqet Kukësit kur atij i takonte për t'ia hequr", u shpreh Naço.

Depueteti i LSI-së akuzon gjithashtu partitë kryesore se po synojnë të fitojnë zgjedhjet në tavolinë. "Po t`i shikosh të dy palët, kërkojnë që në tavolinë të përfitojnë nga ndarja e mandatave. Unë do ta kem të vështirë të mendoj nesër, që, deputetët e Beratit, qoftë të PD-së qoftë të PS-së të votojnë pro heqjes së një mandati nga qarku i Beratit, ku është një nga qarqet që ka filluar të diskriminohet në këto vitet e fundit", tha Naço.

KONFERENCA E KRYETAREVE
Gjatë mbledhjes së djeshme të Konferencës së Kryetarëve u ra dakort që në rend dite, në seancën e 21 janarit tw futen dhe 3 ligjet e shumë diskutuara për statusin, nënpunësi civil, rregullorja e Parlamentit dhe Gjykata e Lartë. Ndërsa në javët ne vijim, Konferenca vendosi që Parlamenti të shqyrtojë projektligjin pwr statistikat zyrtare, për sektorin e gazit, për armët, statusin e deputetit dhe një sërë marrëveshjesh.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit