Mandatet parlamentare, PS padit
në Kushtetuese ndarjen e 2009

Mandatet parlamentare, PS padit <br />në Kushtetuese ndarjen e 2009
TIRANE - Partia Socialiste ka paditur në Gjykatën Kushtetuese ndarjen e mandateve parlamentare sipas skemës së vitit 2009. Padia është bërë nga PS dhe grupi i saj parlamentar, mësoi Shqiptarja.com.

Përmes kërkesës në fjalë, PS i kërkon Gjykatës Kushtetuese që të shprehet nëse ndarja e mandateve parlamentare sipas skemës së vitit 2009 është kushtetuese apo jo. Socialistët disa herë kanë deklaruar se kjo ndarje nuk respekton lëvizjet e popullsisë që kanë ndodhur në vend në krahasim me 4 vjet më parë, ndaj dhe sipas selisë rozë nuk respektohet e drejta e popullit për t’u përfaqësuar denjësisht në Parlament përmes të zgjedhurve të tyre.

Pas ngërçit të krijuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ku anëtarët nuk janë ranë dakort dhe nuk u arrit kuorumi i nevojshëm për një ndarje tjetër të mandateve, KQZ përmes një shkrese të firmosur nga sekretarja e Përgjithshme i kaloi çështjen Parlamentit. Ky i fundit, në pamundësinë ligjore për të bërë vetë një ndarje tjetër të mandateve, vendosi që të mbajë në fuqi atë të vitit 2009.

Ndërsa Partia Socialiste ka kërkuar që çështja të rikthehet në KQZ pasi sipas saj tani ekziston informacioni mbi lëvizjet e popullsisë që mungonte në votimin e parë, gjë që krijoi edhe bllokimin e ndarjes së mandateve.

KERKESA E PLOTE E PARTISE SOCIALISTE

Kerkesa e PS derguar Gjykates Kushtetuese per Mandatet by

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë

Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë