Mandatet, Rama: Kuvendi nuk
mund të marrë atributet e KQZ-së

Mandatet, Rama: Kuvendi nuk <br />mund të marrë atributet e KQZ-së
TIRANE - Në një bashkëbisedim me gazetarët pas takimit më kryesinë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama hodhi poshtë pretendimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim se ekziston një marrëveshje PD-PS për ndarjen e mandateve. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se PS ka mbajtur qëndrim të qartë në KQZ dhe të njëjtën qëndrim do të mbajë nesër në Kuvend, pasi Parlamenti nuk mund të marrë atributet e KQZ. Sipas Ramës KQZ sipas ligjit ka detyrë ndarjen e mandateve dhe afati është deri më 7 mars.

“Çdo parti e vogël përpiqet të bëhet e madhe duke akuzuar partitë e mëdha, akuza e përbashkët është që mes të mëdhave ka marrëveshje, e vërteta është që unë e pres me kënaqësi këtë qëndrim sepse është qëndrimi që kanë mbajtur përfaqësuesit tanë në KQZ dhe ky është qëndrimi që do të mbajë grupi ynë parlamentar. Parlamenti nuk mund të marrë atributet e KQZ është KQZ sipas ligjit ka detyrë ndarjen e mandateve dhe afati është deri më 7 mars. Padyshim në rast se edhe qëndrimi i mbajtur sot nga një parti që ka një anëtar në KQZ kjo është pozitive dhe është KQZ që duhet të vendosi, ashtu si kundër kemi një ndryshim qëndrimi nga partia që ka anëtarin e forcës së dytë në koalicioni e qeverisës”, u shpreh Rama.

I pyetur për votimin e kandidatëve për kreun e ILDKPS-së, Rama tha : “Nuk ka shumë për të zgjedhur midis një kandidaturë të panjohur, asnjë që nuk plotëson kushtet. Vendimi i takon grupit të Ps”.

I pyetur nga burimin e 100 milionëve të bashkëshortes së tij, Rama theksoi se të gjitha përgjigjet janë dhënë nga vetë Linda Rama në një intervistë televizive.

BERISHA PROPAGANDE BANALE PER NJE SHQIPERI QE NUK EKZISTON
Duke folur para gazetarëve, Rama foli edhe për ekonominë dhe heqjen e taksës për biznesin e vogël. Kreu i PS-së theksoi se Berisha nëpërmjet një propagande banale u tregon shqiptarëve pamjet e një Shqipërie që nuk ekziston.

“Nga ana tjetër dëshiroj të them pak fjalë për ekonominë, duke iu referuar përpjekje së Kryeministrit për të përçuar nëpërmjet një propagande banale tek shqiptarët që po jetojnë përditë një Shqipëri në rrënim, pamjet e një Shqipëri që nuk ekziston, flitet për rritje rrogash, çmimet janë rritur shumë tepër, taksa të ulëta shpenzimet e sipërmarrësve janë rritur, se janë rritur taksat, rritet çdo ditë taksa e korrupsionit. Flitet për rritje të punësimit, shifrat zyrtare flasin për 51 mijë vende të humbur nga viti 2009, realiteti është ende më i hidhur se shifrat zyrtare, rritje të investimeve të huaja, është e qartë se investimet e huaja janë kushtëzuar nga filtra joligjorë të një korrupsioni që është i lidhur drejtpërdrejt me Kryeministrin. Kryeministri thotë se nuk mund ta heqë dot taksën e biznesit të vogël, madje akuzon se unë si kryetar bashkie paskam dyfishuar, bashkia as nuk ke rrit as nuk e ul dot, është një taksë që vendoset nga qeveria, heqja e taksës së biznesit të vogël është një emergjencë. Do të kalojmë nga taksa e sheshe në një sistem taksimi të ndershëm”, tha Rama.

LISTA E DEPUTETEVE GJEJA E FUNDIT QE MENDOJ, TE SHTUNEN MBLIDHET ASAMBLEJA
Pyetjes se çfarë u diskutua në mbledhjen e sotme të kryesisë, Rama u përgjigj se sot u mblodhën për të vënë pikat mbi “i” në disa aspekte, që kanë lidhje me procesin zgjedhor në tërësi dhe lajmëroi se ditën e shtunë do të mblidhet Asambleja Kombëtare e PS-së. I pyetur për listën e deputetëve të PS-së Rama tha se kjo është gjëja e fundit që mendoj, pasi më e rëndësishme është lista e borxheve të shqiptarëve.

“Sot u mblodhëm për të vënë pikat mbi i në disa aspekte, në lidhje me procesin zgjedhor në tërësi. ditën e shtunë do të thërrasim asamblenë kombëtare, në fillim të muajit shkurt do të dalim para shqiptarëve përmes një eventi të posaçëm, qoftë në kuptimin e programit, qoftë në kuptimin e garancisë që vota e të ardhmes nuk do të kthehet në një votë të të shkuarës”, deklaroi Rama.

SHQIPTARET TE ZHDEPUR NE GENJESHTRAT E BERISHES, PS MODEL TE RI ZHVILLIMI
Më tej kreu i PS-së theksoi se programi i PS-së ka në themel një model të ri zhvillimi, por ngaqë shqiptarët janë zhdëpur nga gënjeshtrat e Saliut e kanë të vështirë të besojnë.

“Shqiptarët janë zhdëpur nga gënjeshtrat e Saliut dhe e kanë të vështirë të besojnë lehtë. Flasim për një model të ri zhvillimi, modeli që është ndjekur në këto 20 vjet ka shteruar. Do të ulim shpenzimet duke bërë disa reforma të domosdoshme të shtetit, të mekanizmit të funksionimit të institucioneve, të uljes së shpenzimeve dhe shpërdorimit të parave publike, përveç luftës së evazionit fiskal, apo uljes së abuzimit në kuadër të një korrupsioni që sot është bërë i papërmbajtshëm, do të mbështesim fuqinë prodhuese, ekonominë rurale, një klimë tjetër për sipërmarrjen, për të marrë më shumë të ardhura, duke përmirësuar kushtet, duke i dhënë sipërmarrësit respektin dhe dinjitetin që i takon. Unë besoj se një sipërmarrës i suksesshëm është sot si një artist që shoqëria duhet ta vendosë në të njëjtën piedestal”, tha Rama.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë