Mandati i dy deputetëve,
Rama takim urgjent me Llallën

Mandati i dy deputetëve,<br />Rama takim urgjent me Llallën
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Në fokus të këtij mësohet të ketë qenë ligji i dekriminalizimit. Ky takim ka ardhur menjëherë pas kërkesës së Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipit të PDIU dhe Gjetan Gjetanit të PD.

PD i kërkoi KQZ t’iu heq mandatin dy deputetëve, ndërsa Prokurorisë i kërkoi të kryejë verifikimet e plota të të dhënave të dy deputetëve në formularët e vetëdeklarimit. Sipas partisë opozitare më të madhe në vend, deputetët Rakipi dhe Gjetani kanë rekorde kriminale në Itali. 

Vetëm pak kohë pas kërkesës së PD, e bërë mesditën e sotme, kryeministri Rama ka thirrur në takim në Kryeministri Kryeprokurorin Llalla. Takimi nisi rreth orës 13:00 dhe zgjati 30 minuta. 

"Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me kërkesë të kreut të Qeverisë. Në fokus të takimit ishte diskutimi mbi kërkesën e subjektit politik, Partia Demokratike, lidhur me verifikimin e thelluar në kuadër të ligjit të njohur si “Për Dekriminalizimin”, për deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z. Aqif Rakipi.

Z. Llalla vuri në dijeni Kryeministrin se Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimin e thelluar ndaj deputetit Aqif Rakipi disa muaj më parë. Procedura e verifikimit për këtë subjekt është ende në zhvillim, pasi Sektori i Posaçëm për “Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme është ende në pritje të përgjigjeve nga ana e disa prej autoriteteve të huaja, të cilave u është kërkuar informacion.

Në takim, z. Llalla shprehu garancitë e plota se Prokuroria e Përgjithshme do të vijojë të kryejë verifikimet e thelluara për të gjitha rastet që do i paraqiten me kërkesë të subjekteve të njohur nga ligji, si edhe me iniciativën e saj, kur informacioni sigurohet nga të dhënat që përpunon institucioni i Prokurorisë.

Gjithashtu, Prokurori i Përgjithshëm theksoi se, po vijon bashkëpunimi me autoritetet e tjera që kanë për detyrë verifikimin paraprak të subjekteve të ligjit “Për Dekriminalizimin”, ku veçoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), si institucioni që kryen përpunimin paraprak të personave të zgjedhur në pushtetin qendror dhe lokal"
, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma