Mandati i Fidel Yllit, deputeti i PS
thirret javën tjetër në Kuvend
Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve u mblodh sot paradite për të shqyrtuar kërkesën e 16 deputetëve të Partisë Demokratike për t`i hequr mandatin deputetit socialist. Paloka: “Faktet janë evidente për papajtueshmëri me Kushtetutën.
TIRANE- Këshilli i Rregullores dhe i Mandateve u mblodh sot paradite për të shqyrtuar kërkesën e 16 deputetëve të Partisë Demokratike për t`i hequr mandatin deputetit socialist Fidel Ylli.
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve pritet të bëjë verifikimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të mandatit të deputetit të PS-së, Fidel Ylli. Sot ishte seanca e paraqitjes së kërkesës së PD-së
Relatori Edi Paloka, i cili paraqiti kërkesën e PD-së tha se Filed Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre.
“Faktet janë evidente për papajtueshmëri me Kushtetutën.Në kohën kur Ylli fitoi mandatin ishte aksioner i vetëm për radio”- tha Paloka.
Në dakordësi kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli caktoi të mërkurën e javës tjetër si ditë kur do të dëgjohet deputeti Fidel Ylli. Ai do të paraqesë argumentet e tij në lidhje me këtë çështje. Në deklarimet në media të mëparshme, deputeti i PS-së, Fidel Ylli i cilësoi “shashka që PD i hedh sa për të bërë zhurmë”, dhe u shpreh i bindur që figurën e tij nuk e dëmtojnë dot sepse është brenda rregullave.
Këshilli i Rregullores, pas seancës dëgjimore, do të hartojë një raport, i cili do t’i dërgohet për miratim Parlamentit.
Deputetët e maxhorancës depozituan në janar kërkesën për heqjen mandatit të deputetit Fidel Yllli. Ata pretendojnë se Fidel Ylli ka shkelur nenin 70 të Kushtetutës, që përcakton se deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse, që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të tyre. Sipas deputetëve të PD-së, Fidel Ylli ka rezultuar të jetë ortaku i vetëm i një radioje në dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që ai ishte shpallur deputet me vendim të
KQZ-së në gusht të po këtij viti.
Grupi parlamentar socialist pritet që të kundërshtojë këtë kërkesë. Deputeti Ylli theksoi se e gjithë kjo është një lojë politike e Berishës ër të shmangur vëmendjen nga problemet e tjera.
Pas votimit që do të bëhet në Parlament kërkesa do të kalojë për shyrtim dhe marrje vendimi në Gjykatën Kushtetetuese.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.4%
-
Gafë
51.7%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5166
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26
-
Debatet, partitë duan të numërojnë votën e diasporës! PD kundër Celibashit: S’mund të shpikni proces të ri! PS rezerva: Vëzhgues apo anëtarë?
30 Dhjetor 2024, 16:56
-
Zgjedhjet 2025/ KQZ teston 'PER', platformën për votuesit jashtë Shqipërisë! Celibashi: Llogarinë mund ta krijojë kushdo, nëse përmbushen kushtet regjistrohesh si zgjedhës
27 Dhjetor 2024, 08:55
-
Ambasadori britanik në Kosovë reagon pasi nuk u certifikua Lista Srpska: Procesi të zhvillohet mbi bazën ligjore, jo të interesave politike
24 Dhjetor 2024, 10:34