Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi dje me vendim 4-3 të rrëzonte kërkesën e PDIU duke lënë kryetarin e çamëve Shpëtim Idrizi jashtë Kuvendit, Mesila Doda thotë për Report Tv se beteja do të vazhdojë.
Në një prononcim për gazetaren Klaudia Karabolli, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU deklaron se vazhdon këqyrja e materialeve filmike, ndërsa do të ketë një ankimim në Kolegj Zgjedhor.
“Po vazhdojmë me kqyrjen e materialeve filmike dhe më pas në respektim të afateve kohore të Kodit Zgjedhor do ankimojmë në KQZ” shprehet Doda.
Shpëtim Idrizi e humbi mandatin në Tiranë vetëm për pak vota duke i kaluar Partisë Socialiste që mori 18 në kryeqytet në 25 qershor.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com