Mandati i kryetarit të PD, Bozdo: Kufizimi, shkak i një lufte të përhershme

Mandati i pakufizuar i kryetarit të Partisë Demokriakte ishte momenti që nxiti konflikt në mbledhjet e forumeve të PD për ndryshimet në statut. Sekretari Organizativ i PD, njëherësh një prej funksionarëve që ishte pjesë e grupit të punës, Eno Bozdo jep këtë arsyetim për vendimin e marrë.

“Një nen i tillë, i sanksionuar në mënyrë të tillë do të ushqente si benzinë zjarrin e përhershëm të luftës politike brenda një force politike, kjo është e njohur”. 

Eno Bozdo, Sekretar Organizativ i PD

Sipas Bozdos një prej vendimeve më të rëndëishme që janë reflektuar në stautitn e ti ka të bëjë me lidhjen e aleancave.

“Sot kemi një Kryesi më të zhdërvjellët dhe më politike, e cila relativizon pushtetin e kryetarit, kemi një këshill kombëtar që merr vendime të rëndëishme që kanë lidhje me aleancat para dhe pas zgjedhore, që sanksionon listën e kandidatëve të deputetëve dhe Këshilli Kombtëar balancon në vetëvete peshën e Kryesisë dhe të kryetarit, të marra së bashku”, u shpreh ai.

Përbërja e Kryesisë së PD për Bozdon është një ndryshim i gjithëpranuar.

“Kryesia e PD edhe Këshilli Kombëtar debatoi mbi një koncepet tjetër, i cili ishte dhe pjesë e njërës prej dy platformave, koncepti të të pasurit një Kryesi politike, , pra një Kryesie të zgjedhur me votë të drejpërdrejtë. Pra, jo pjesëmarrje në Kryesi për shkak të pozicionit që ti mban por pjesëmarrje në Kryesi për shkak të votës që ti merr”.

Eno Bozdo, Sekretar Organizativ i PD

Përzgjedhja e emrave të kandidatëve për deputetët, sipas funksionarit të PD, është ndryshimi më thelbësor që është shënuar në statut. Këto ndryshimet do të miratohen në mënyrë përfundimtare në mbledhjen e Kuvendit të PD që do të zhvillohet mes datave 28 ose 29 prill.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja