Mandati i Mezinit, Kolegji
hedh shortin, seanca të hënën

Kolegji zgjedhor ka hedhur shortin për këshilltaren e LSI-së.

Këshilltarja e LSI-së, Genta Mezini e cila votoi rritjen e çmimit të ujit në Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe më pas u përjashtua nga kjo parti, rrezikon mandatin. 

Një tjetër kandidate e LSI-së, Lindita Veliasi e renditur e 17 në listën shumëemërrore të këshilltarëve pretendon se mandati është i saji dhe se KQZ e ka anashkaluar në mënyrë të kundraligjshme. 
 
Në trupin gjykues anëtarë do të  jenë Tomor Skreli, Ridvan Hado, Astrit  Kalaja ,Gjin Gjoni dhe Lindita Sinanaj.

Kjo e fundit do të jetë edhe relatore.

Seanca gjyqësore do të mbahen ditën e hënë.

kqz mezini


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime