Mandati i Rakipit e Rehovicës 
KQZ s'ka datë për mbledhjen

Mandati i Rakipit e Rehovicës <br />KQZ s'ka datë për mbledhjen<br /><br>
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar sot paradite një mbledhje informale konsultuese me anëtarët e saj, pas kërkesave të depozituara dje nga Prokuroria për heqjen e mandatit të dy deputetëve.

Prokuroria kërkon ndërprerje mandati si i prekur nga dekriminalizimi për Aqif Rakipin dhe Gledion Rehovicën, si dhe doli në konkluzionin se ish-deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi nuk ishin të prekur nga ligji. Po ashtu kishte dalë i pastër edhe kryebashkiaku i Pogradecit Eduard Kapri.

Burime nga trupa e KQZ-së thanë për Report TV se në mbledhjen konsultuese u vendos që KQZ të fusë në rend dite të 5 dosjet e zyrtarëve, ndërkohë që nuk ka vendosur se kur do të jetë mbledhja, pasi ka vlerësuar që tu japë disa orë kohë deputetëve të njihen me akuzën e prokurorisë, e cila thotë se Rakipi e Rehovica kanë qenë të dënuar për vjedhje në Itali.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin