“Kam dëgjuar një komunikim nëpërmjet medias dhe besoj që z.Rehovica do ta sqarojë të gjithë situatën, por në ditët në vijim do njiheni me qëndrimin e vetë deputetit lidhur me këtë çështje. Ai do të jetë në dispozicion të të gjitha procedurave që do zhvillohen. Përgjegjësia do të jetë individuale për deputetin, LSI s’mban përgjegjësi për njerëzit që shkelin ligjin. Deputeti do të përgjigjet vetë”, u shpreh Vasili.
Dy ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi KQZ-së heqjen e mandatit të deputetit për deputetin e LSI, Gledion Rehovica dhe atë të PDIU, Aqif Rakipi pasi nuk kanë deklaruar në formular ndalimet në Itali për vjedhje. Gjithashtu, një raportin e Prokurorisë thuhet se dy deputetët kanë deklaruar emra të rremë në Itali në momentin e ndalimit nga policia.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com