Pas refuzimit nga Kolegji Zgjedhor të padis së deputetëve Dashamir Tahiri e Shkëlqim Selami të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si efekt të zbatimit të ligjit të dekriminalizmimit, do të jetë Gjykata Administrative që do vendos për fatin e mandateve të tyre.

Gjyqtari Gentian Mucaj është përzgjedhur me short për padinë e Shkëlqim Selamit dhe Bezart Kackini për padinë e deputetit Tahiri.
 
Dy deputetët Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri i janë drejtuar gjykatave më kërkesë paditë përkatëse pas vendimit që KQZ­- ja mori për ndërprerjen e mandatit të tyre. 


Redaksia Online
(XH.K/Shqiptarja.com)