Viti 2021 shënoi hyrjen në histori të Partisë Socialiste me fitoren e mandatit të tretë radhazi. Ngjarje të shumta dhe të rëndësishme u shënjuan në kalendarin e qeverisë së majtë. Nga bashkëpunimi me opozitën e re e deri në fitoren e zgjedhjeve të përgjithshme ku në sallën e parlamentit të ri, Gramor Ruçi nuk do të ishte më pasi u dorëhoq pas 30 viteve aktive në familjen socialiste. Këto dhe projektet kombëtare e ndërkombëtare të qeverisë së Partisë Socialiste vijnë kronologjikisht nëpërmjet ditarit të gazetarit Ermal Qori.

25 Mars-Nis zyrtarisht fushata

Viti i ri i 2021 për politikën Shqiptare nisi me fokusin nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Data e hapjes së fushatës ishte 25 marsi, ku partitë politike publikuan spotet përkatëse. Partia Socialiste zgjodhi ikonën e kinematografisë Robert Ndrenikën për të përcjellë premtimet në kërkim të mandatit të tretë. Partia Demokratike, zgjodhi diçka më të shkurtër. Pavarësisht se fushata ishte e veçantë, duke zbatuar masat anti covid, gjuha e përdorur  nga aktorët politik, sipas organizatave monitoruese ishte e ashpër. Për herë të parë, pjesë e fushatës u bë edhe presidenti i vendit Ilir Meta.

29 Mars-Ndahet nga jeta Bashkim Fino

Vetëm 5 ditë pas nisjes zyrtare të fushatës elektorale, një ngjarje e rendë tronditi politikën shqiptare. Deputeti dhe ish kryeministri Socialist Bashkim Fino u nda nga jeta pas luftës së gjatë me Covid -19.

25 prill-Zgjedhjet Parlamentare

Pas shumë takimeve me mesazhe të forta, 25 prilli, dita e zgjedhjeve u zhvillua me qetësi dhe pa incidente.

27 prill- PS fiton mandatin e tretë

Edhe pse orë pas ore secila forcë politike shpallte rezultatin në avantazh, 27 prilli shënoi përfundimisht fitoren e partisë Socialiste, me 74 deputetë duke hyrë në histori për herë të parë në fitimin e mandatit të tretë.

7 Maj-Votohet në parlament ngritja e komisionit për shkarkimin e presidentit Meta

Përfshirja e Presidentit Meta në fushatë elektorale, u cilësua si shkelje e kushtetutës nga socialistët, për këtë arsye ata iniciuan shkarkimin e tij nga posti i Presidentit. Me 97 vota, maxhoranca me opozitën e re votuan në parlament ngritjen e komisionit për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

9 Qershor-Kuvendi voton shkarkimin e presidentit

Aksioni i maxhorancës për shkarkimin e presidentit të republikës merr fund në seancën plenare të 9 qershorit, ku me 104 vota u votua pro raportit hetimor parlamentar që vërtetonte shkeljet e kryera nga presidenti Meta.

12 Qershori -Kongresi i Partisë Socialiste

I quajtur i jashtëzakonshëm e I tillë ishte për socialistët, Kongresi i kësaj force, megjithëse përkonte me 30 vjetorin e themelimit, surprizoi socialistët por jo vetëm, pasi që në krye të herës, me një fjalim domethënës, Gramoz Ruci jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet politike. Pas fitores së tretë radhazi, kongresi i socialistëve nisi me disa pika të rëndësishme në rend dite, duke  Shpalosur  programin Shqipëria 2030,analiya me anë të një  komisioni për zgjedhjet e 25 prillit si dhe zgjedhje të reja të strukturave vendore.

10 shtator-Seanca e parë plenare

Më 10 shtator, pas dekretit të presidentit Ilir Meta nisi zyrtarisht legjislatura e 10-të e Kuvendit të Shqipërisë. 140 deputetët e votuar në zgjedhjet e 25 Prillit u ulen në sallën e Kuvendit ku do të nisin zyrtarisht seancat siç e parashikonte rregullorja.

16 shtator-Rama prezantohet programin në Kuvend, përplasja e parë PS/PD

Me debate është zhvilluar seanca e 3-të maratonë në Kuvend. Kreu i PD Lulzim Basha dhe deputetët e PD kanë refuzuar të flasin pa praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, duke krijuar dhe tensione, derisa kreu i qeverisë erdhi pas 2 rreth 2 orësh.

4 nëntor-Samiti i përbashkët në Serbi

Takimi i 3 liderëve të Ballkanit Perëndimor në Beograd, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, është konkretizuar me krijimin e një Këshilli Ndërministror për lehtësimin e tregtisë me vendeve, një pikat kryesore të kësaj nisme. Në deklaratën e përbashkët, në përfundim të këtij takimi, ku nuk kursehen kritikat për Bashkimin Europian.

26 nëntor-Mbledhja e përbashkët e dy qeverive

Mbledhja e shtatë e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë u finalizua me nënshkrimin e marrëveshjeve në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndër to marrëveshje për sigurime shoqërore, marrëveshje për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore, krijimi i sekretariatit të përbashkët.