Mandati i Xhaçkës, Çuçi: Mazhoranca s'ka penguar asnjë vendim, ekziston vakum për kërkesën e 1/10 së deputetëve

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, deputeti i PD-se Ervin Salianji deklaroi se PS po kërkon ta shtyjë deri në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana e tij kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka, nuk ka asnjë pengesë nga mazhoranca për zbatimin e tij, por se gjendemi para një konflikti arsyetimi kushtetues dhe se çështja është procedurale. 

Ervin Salianji: Ndërkohë që këshilli i mandative me përfaqësuesit e PS-së e sorrollatën e sollën rrotull duke shkelur dhe Kushtetutën, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese do ta cojmë raportin në seancë, pastaj kuvendi Gjykatës Kushtetuese, erdhën zgjedhjet mbaroi mandate, cfarë efekti ka ligji këtu. Praktikisht është rasti I disatë që PS në këtë këshill bëhet mburojë e paligjshmërisë dhe I trajton funksionarët e vet të paprekshëm nga ligji.

Bledi Çuçi: Debati juridik lind në pikën ku thuhet që pjesë e vendimit të gjykatës Kushtetuese, janë dhe pjesët arsyetuese. Këtu përfshihet e gjithë narrative që ka dhënë shumica dhe mendimet e pakicës që ka dhënë gjykata kushtetuese. Këtu ndodhemi në konflikt të hapur të arsyetimit kushtetues. Një palë thotë që Kuvendi është i detyruar të votojë siç them unë. Në të gjithë vendimmarrjen e tij kuvendi është sovran. Por 1/10 mendon se duhet ta cojë një cështje në gjykatën kushtetuese e qenka e detyruar cdo deputet që është sovran të votojë sipas 1/10. Po këto gjyqtarë I mohuan të drejtën e drejtëpërdrejtë kushtetuese I ka mohuar të drejtën 1/5 së deputetëve që të shkojnë  e ta kërkojnë të drejtën në gjykatë Kushtetuese. Nga ana tjetër kemi gjyqtarë që thonë pikërisht këtë, që nuk është detyruese kërkesa e 1/10 së deputetëve për të kërkuar mocion dhe për të cuar cështjen në Kushtetuese. Nuk e detyron Kuvendin të marrë vendimin në një formë të caktuar. Duke qenë që ne jemi në një vakum për të marrë një vendim për këtë cështje. Kuvendi nuk ka vendimarrje sot në lidhje me kërkesën që ka bërë 1/10 e deputetëve për këtë çështje. Pra këtë vakum e ka krijuar gjykata Kushtetuese. Por duke qenë se ka konflikt vetë Gjykata Kushtetuese e e kuvendi është vend sovran unë prapë kam një pyetje: Pse ia mohoni 1/5 së deputetëve të drejtën për të kërkuar drejtëpërdrejtë në Gjykatë Kushtetuese mandatin e deputetes së Olta Xhaçkës. Pse? Pse bëni akrobaci duke na future në diskutime juridike që I diskutoni brenda trupës tuaj? Këtu jemi në cështje proceduriale e duke qënë që sot vërtet kemi vakum për tu shprehur për kërkesën e 1/10 të deputetëve në lidhje me një cështje të caktuar duhet tia cojmë seancës plenare kërkesën.

Bardhi: S'ka vakum. 


Lajmi kryesor:

Mandati i Olta Xhaçkës të enjten në seancë! Parlamenti voton nëse do e dërgojë në 'Kushtetuese', Bardhi: Puç institucional


S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat