Mandati, PS anashkalon Llallën
për Klement Zgurin vendoset sot

Në Konferencën e Kryetarëve, zhvilluara para nisjes së seancës së sotme plenare, është diskutuar kërkesa e PS për përfshirjen në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit, shkarkimi i Klement Zgurit nga kryetar i KQZ.

Burime të Report Tv kanë bërë të ditur se anëtarët e PD në Konferencën e Kryetarëve, e kanë kundërshtuar shkarkimin e Zgurit, duke e cilësuar antiligjor. Në fund të seancës së sotme, Parlamenti do të miratojë kalendarin, ku është edhe pika e shkarkimit të Zgurit.

Por, ajo që duhet theksuar, është anashkalimi nga ana e anëtarëve të PS shkarkimi i Llallës, mandati i të cilit, sipas përfaqësuesve të maxhorancës, përfundon javën e parë të dhjetorit. Pavarësisht se debati ka kohë që ka nisur dhe mandati i Llallës, sipas ligjit të vjetër, përfundon më 3 dhjetor, PS në Konferencën e Kryetarëve nuk e ka përmendur aspak faktin që Llallës po i përfundon mandati dhe duhet zgjedhur Prokurori i ri. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës