Mandati,Rroshi ankimon në
Kushtetuese Dekriminalizimin

Mandati,Rroshi ankimon në<br />Kushtetuese Dekriminalizimin
TIRANE-Pas dy ish-deputetëve, edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi ka apeluar vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit, por duke shkuar edhe më larg. Në Gjykaten Kushtetuese ai ka kërkuar edhe shfuqizimin e disa neneve të ligjit të Dekriminalizimit, madje dhe ligjshmërinë e këtij ligji.

Avokati mbrojtës i Rroshit, Theodhori Sollaku dorëzoi këtë të hënë në Gjykatë Kushtetuese kërkesën voluminoze, ku kërkoi krahas shfuqizimit të vendimit të ministrave të 29 dhjetorit që e shkarkonin nga detyra dhe shfuqizimin e vendimit të KQZ-së, edhe shfuqizimin e neneve 2, 4, 10 dhe 14 të ligjit të Dekriminalizimit. 

Po ashtu gjykatës i kërkohet të shqyrtojë dhe kushtetutshmërinë e vetë ligjit të Dekriminalizimit.

"Kërkesa ka të bëjë me vendimarrjen e institucioneve që detyruan Këshillin e Ministrave për të shkarkuar kryetarin e Bashkisë, kryesisht nga procedurat e KQZ u spikat momenti që detyrimi i KQZ ka qenë të administronte vendimet e formës së prerë zyrtarisht, dosje, gjë që nuk e ka bërë. Në të kundërt mbrojtja dhe vetë kryetari i Bashkisë ka depozituar aktet zyrtare të autoriteteve të huaja që ai është i padënuar penalisht. Së dyti kemi kundërshtuar vendimin e Këshillit të Ministrave, një vendim që bie ndesh me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe veçanërisht me Kushtetutën shqiptare. Kemi argumentuar se sanksionet që parashikon ligji për dekriminalizimin janë natyrisht penale dhe si të tilla nuk mund të kenë kurrsesi fuqi prapavepruese", u shpreh Sollaku.



Në 27 faqet e kërkesës në Kushtetuese të zbardhur nga Shqiptarja.com, theksohet se baza kushtetuese për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë lidhet vetëm me mënyrën e kryerjes së detyrave dhe zbatimit të ligjit gjatë mandatit dhe kompetencave të kryetarit të bashkisë dhe nuk i referohet asnjë sjelljeje apo gjendjeje të mëparshme të tij përpara se të marrë këtë post me zgjedhje të drejtpërdrejta.

Fakti se do t'i drejtohet në fillim të javës Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar pikërisht ligjin e Dekriminalizimit, Sollaku e beri te ditur me 5 janar per Shqiptarja.com.

Në Kushtetuese, Rroshi i mëshon fort faktit se ka mangësi në dokumentacionin e Prokurorisë të Përgjithshme që çoi në heqjen e mandatit të tij. Pasi pavarësisht pretendimeve Prokuria nuk disponon një vendim dënimi të formës së prerë të dhënë prej gjykatave italiane dhe as dekretin e dëbimit të Elvis Rroshit nga ky shtet.

Mosadministrimi i vendimit gjyqësor të formës së prerë të dhënë ndaj meje, që presupozohet se është dhënë në Itali në vitin 1995, passjell si pasojë juridike pushimin e menjëhershëm të çdo veprimi tjetër prej çdo organi dhe institucioni dhe jo më ndëshkimin, siç ka ndodhur në rastin konkret,“ thuhet në kërkesë.

Elvis Rroshi është një nga zgjedhurit e parë vendorë që preket nga ligji për dekriminalizimin, i miratuar dhjetorin e vitit të shkuar me shumicë votash nga maxhoranca dhe opozita në Parlamentin e Shqipërisë.

Sipas Prokurorise, Elvis Rroshi, me funksion kryetar i Bashkisë Kavajë, rezulton se nuk ka deklaruar në formularin “Për Dekriminalizimin”, si vijon:

-    Një dënim për veprën penale të “Përdhunimit” në grup, në vitin 1995 në Itali
-    Nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në Zvicër
-    Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zviceran dhe ka kërkuar azil, 14 maj 1993, është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë. 
-    Në korrik 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në gusht 1997 është dëbuar sërish. 
-    Në vitin 2015 DEA/US , ka informuar autoritetet zvicerane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash.  

Me 29 Dhjetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatave të dy deputetëve, Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. 

E ndërsa Elvis Rroshi ka ankimuar në Kushtetuese, Dashamir Tahiri e Shëlqim Selami kanë bërë padi në Gjykatën Administrative duke u shprehur se vendimi i KQZ ishte absurd.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe