Mane: Kërcënimi i Arjan Çanit nuk më
tremb, më vjen keq për profesionin

Mane: Kërcënimi i Arjan Çanit nuk më<br />tremb, më vjen keq për profesionin
Pas pyetjes së Manes se nëse ka qenë babai i tij dashnori i mamasë së Arjan Canit dhe shpjegimit se përse ai është i privilegjuar në emisionin e Arjan Çanit një konflikt virtual ka ndodhur midis tyre. Në një postim në facebook Mane ka denoncuar kërcënimin që sipas tij Çani i ka shkruar. Mane është paralajmëruar se do të ketë probleme të madha, ndërkohë që ai më tepër se për veten ndien keqardhje për profesionin.

Mane ka shkruar:
 ''TË TË KËRCËNOJË ARJAN ÇANI SIKUR TË TË PALLOJË BRESHKA!
Nuk më vjen aspak keq për veten sesa për profesionin. Është e peshtirë kur e mendon sesi kërcënimi nuk vjen nga rruga por nga një njeri që ka 20 vjet që merret me gazetari. Dhe për ta personalizuar po u tregoj se të tregohet kaq trim Arjan diçka nuk shkon. Njeriu që nuk ka vrapuar kurrë në jetën e tij, njeriu që nuk është marrë asnjëherë me sport, njeriu që i ka bërë fiskulturë vetëm gojës sot kërcënon jo në veten e parë por në vetën e tretë numuri shumës.
 
Të kesh frikeë nga Arjan Çani është njësoj sikur të të pallojë breshka ose të të gjakose Argita Berisha tek të gjuan me hamburger. Ndaj kërcënimi që më ka dërguar dje në darkë Arjani as nuk më tremb e as nuk më mobilizon. Thjesht ma neverit profesionin e gazetarit njeriu që çdo të premte shan, ofendon e përgojon gjithë miletin derisa bën kompromise e marifete me ta. Natyrisht unë do vazhdoj tu jap leksione të mira Arjanit dhe arjanëve e te ngre zerin e tu bërtas: O toç kuklle nuk jam si bythacët frikacakë të qeverisë që i shisni e i blini në pazarin e medias shqiptare...

E të kesh frikë nga kërcënimet e Arjan ÇaNit është njësoj sikur të trembesh kur Argita Berisha të gjuan me hamburger. Për së largu dukesh i gjakosur por thjesht je bërë pak pis te pjesa ballore e pantallonave. Është ketchup i kuq i hamburgerit''
!!!


mane

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale