Konsiderohet vatra ku studiohet e mësohet si të ndërtohet me cilësi dhe siguri por nuk u shpëtoi dot goditjeve fatale të fundnëntorit 2019. Shtesa e re e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit&Arkitekturës në kryeqytet e ndërtuar para 10 vitesh për të cilën u shpenzuan 1 milionë euro, ka pësuar dëme të konsiderueshme. Kjo godinë gjigante projektohej e ndërtohej në sy të studentëve dhe pedagogëve specialistë të mirëfilltë por mesa duket askush nuk shqetësohej ato kohë për cilësinë e shtëpisë së tyre të re.
Dëmet brenda saj janë të dukshme por autoritetet e Universitetit Politeknik kanë heshtur dhe kanë kyçur dyert e fakultetit. Shtëpia ku arsimohen inxhinierët, arkitektët dhe urbanistët për tu bërë ballë goditjeve të natyrës, u dorëzua ashtu si qindra objekte të tjera të ndërtuara pa standarde. Këtu ku mësohet si të sfidohet nëpërmjet shkencës tërmeti, fatkeqësisht ra vetë viktimë e cilësisë dhe parametrave të dobëta...
Më mirë mos riparohen këto dëme, të jenë aty si provë e gjallë, si muzeum kujtese dhe kur të fillojë sërish mësimi në këto auditorë, pedagogët dhe studentët të drithërohen e të bëhen më të ndërgjegjshëm, më të përgjegjshëm. Më tepër se nota 10 me hatër, do kishte vlerë një notë 7 me djersë. Nota 7 do na ngryste pa ankth e do na zgjonte të qetë çdo mëngjes!
Birisha ndal termetin Vicidoli eshte parashikuesasht duzmika ballkanit
PërgjigjuOk
PërgjigjuJe 1sh.
Përgjigju