Magjia e dritave shumëngjyrëshe mbi lagjet muzeale "Mangalem" e "Goricë" ka transformuar qytetin antik të Beratit. Ky spektakël dritash, nën titullin "Lightëaves:Light structure from Architecture" është ndjekur me kureshtje nga qytetarët beratas, por jo vetëm.
Magjisë dhe vezllullimit të dritave shumëngjyrëshe që kanë mbuluar gjithë qytetin prej javësh i është shtuar edhe projektimi me drita mbi lagjet muzeale "Mangalem" e "Goricë". Mangalem Shade ka mrekulluar qytetarët por i ka dhënë njëkohësisht qytetit një pamje madhështore.
Ndriçimi me drita shumëngjyrëshe është realizuar edhe në dy urat mbi lumin “Osum”, Urën e Goricës dhe Urën e Varur, dritat e të cilave kanë reflektuar si një “ylber” mbi lumë.
Komente









