Mangësia në ligj, vetëm NJË paragraf për humbjen e jetëve nga godinat e ndërtuara në shkelje të lejes dhe jashtë kritereve

Mangësia në ligj, vetëm NJË paragraf për humbjen e jetëve nga godinat e ndërtuara në shkelje të lejes dhe jashtë kritereve

TIRANË - Qeveria pritet të depozitojë në Kuvend një nismë ligjore për qartësimin dhe ashpërsimin e dënimit për këdo që përfshihet në ndërtime të paligjshme. Nisma do të ndërmerret pas pasojave të tërmetit shkatërrimtar të së martës, i cili la pas 51 viktima, mbi 600 të plagosur dhe një kosto financiare ende të pallogaritshme.

Ndërtesat e pasigurta, me shtesa nga më të çuditshmet dhe të rrezikshmet, jashtë lejes dhe jashtë çdo standardi sigurie, me mbikëqyrje abuzive, janë identifikuar si shkaku kryesor i humbjes së jetëve njerëzore.

Po çfarë parashikon legjislacioni penal aktual për ndërtimet e paligjshme, për rrjedhojë të pasigurta për të përballur një tërmet si ai i së martës?

Në Kodin Penal, i cili përmban 335 nene, ka vetëm një paragraf të shkurtër për ndëshkimin e përgjegjësve për pasojat e rënda që kanë sjellë ndërtimet e tyre, në shkelje të lejet dhe kritereve të sigurisë, si dhe një nen për dënimin e mbikëqyrësve të punimeve.

Më konkretisht, paragrafi i fundit i nenit 199/a të Kodit Penal parashikon që ndërtimi i paligjshëm ‘kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi, dënohet me burgim nga tre deri në tetë vjet”.

Ndërkaq, i gjithë kapitulli XI, për veprat penale të që cenojnë regjimin juridik të tokës dhe ndërtimeve, përmbajnë katër nene dhe fokusohen tek shpërdorimi dhe pushtimi i tokës, dhe jo tek humbjet njerëzore nga kjo veprimtari e paligjshme.

Neni 199/b i këtij kapitulli parashikon që dënimin deri ne 3 vjet të personit që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrjeje, zbatim punimesh në një ndërtim të paligjshëm. Edhe ky parashikim u krijon mundësi shkelësve t’i shpëtojnë ndëshkimit, pasi nuk ka një kufi minimal ndëshkimi, por vetëm një kufi maksimal me tre vjet.

Ndryshimet e fundit të miratuara nga Kuvendi në Kodin Penal kanë hyrë në fuqi vetëm në muaj më parë, por në këtë paketë nuk përfshihej çështja e ndërtimeve të paligjshme, e cila doli në pah pas tërmetit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda