Shkollat do nisin mësimin dy javë para datës zyrtare! Kushi: Do rikuperojmë mangësitë nga mësimi online

Viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare. Lajmin e ka  konfimuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka sqaruar se ky vendim është marrë me qëllim që të rikuperohen të gjitha mangësitë nga mësimi online. Por, ministrja ka theksuar se ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave specifikave që do të ketë çdo shkollë.

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”, u shpreh Kushi.

Ndër të tjera Kushi është shprehur se është bërë një punë e madhe për të afruar sistemin arsimor me atë të vendeve më të zhvilluara. Kushi theksoi se ndryshimet e mëdha që po pëson arsimio janë të mëdha, si në teknologjinë e mësimdhënies, ashtu edhe në tregun e punës dhe marrëdhëniet sociale. Për të përballuar këto ndryshime sipas Kushit duhen mësues të aftë. Pikërisht këtu qëndron sfida më e madhe sipas ministres, te përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja.

 “Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm. Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë. Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha Kushi.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka marrë pjesë në një konferencë ku është diskutuar për proritetet dhe sfidat në politikat arsimore, si edhe janë analizuar arritjet e arsimit deri më tani. Konferenca ‘Kurrikula e Bazuar në Kompetenca dhe Zhvillimi Profesional i Mësuesve në Arsimin Parauniversitar’, u zhvillua Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) në bashkëpunim me MASR dhe ‘UNICEF Albania’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Velide Lushoj: 14/07/2021 20:47

    Kur fillon sakt shkolla

    Përgjigju
  • Drita: 13/07/2021 22:45

    Po pra ne dy jave i rregulluan keta te ministrise ato qe p... nje vit te tere. Na i lini kalamajt rehat dhe ikni futjani plazh. Hapje barku komplet.

    Përgjigju
  • Nxenesi: 13/07/2021 17:55

    Po lerini rehat femijet se boll vuajten. Do e ndrisni me 2 jave ne rritjen e depozitave te dijes se tyre. Lerini rehat te shijojne sadopak femijerine qe ja'u keni cunguar kaq vite tashme. U kujtuat per dijet e tyre ju. Ato dy jave kujdesuni te hapni ndonje park FALAS, ndonje qender kulturore FALAAAAAAAS. SE NA PLASET!!!!!!!

    Përgjigju
  • Zysha: 13/07/2021 14:09

    Po mesuesit e shkrete do bejne ndonje dite pushim? Apo kush pyet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen