Një orë para emërimit, A1Report publikoi nga burimet lajmin se emrat e Gurali Barhimllarit dhe Nertila Kosovës, ishin marrë vendim apo votuar edhe në ndonjë vend tjetër jashtë KLD-së për këto dy poste, para se të diskutoheshin kandidaturat në Këshill. Dhe kështu ndodhi, Brahimllari dhe Kosova, u emëruan me votim në Këshilli i Lartë i Drejtësisë si dy gjyqtarët e rinj të Apelit për Krimet e Rënda.
Dy emërimet në gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda i zënë vendin Ina Ramës, ku mund të rikthehej në detyrën para marrjes së mandatit të Kryeprokurores, sipas ligjit për përfundimin e mandatit të kreut të akuzës.
KLD: 2 gjyqtaret ishin me te miret ne sistemin e pikezimit
Por sipas këshllit të Lartë të Drejtësisë, dy gjyqtarët Gurali Brahimllari dhe Nertila Kosova janë votuar për të qenë gjyqtarë të Apelit te Krimet e Rënda, pasi kanë dalë më të mirët në sistemin e pikëzimit. Konkretisht. Brahimllari, aktualisht gjyqtar në gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, renditur i dyti me137 pikë, sipas sistemit të pikëzimit - gjyqtar në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
Ndërsa Nertina Kosova, aktualisht gjyqtare në gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, renditur e treta me 132 pikë, sipas sistemit të pikëzimit – gjyqtar në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.
KLD mbledhje pa propozimet e Nacos
Në mbledhjen e të mërkurës në KLD, që u drejtua nga Presidenti Bujar Nishani, nuk u futën në rendin e ditës 3 propozimet e Ministrit Nasip Naço, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në mbledhje.
Naço kërkoi nisjen e procedimit disiplinor për inspektorin e KLD-së Arjan Qafa, i cili është denoncuar ILDKPKI për dyshime në falsifikimin e deklaratave për të ardhurat e bashkëshortes në vlerën 70 mijëeuro dhe për dhurimin e 8 mijë eurove nga motra dhe vëllai;
si dhe hapjen e procedurave për emërimin e kryetarit të gjykatës së Durrësit si dhe për emërimin e ish kryetares së Gjykatës së Krimeve të Rënda në postin e gjyqtares në Faktin në Tiranë.
Me një deklaratë një ditë më parë KLD njoftoi se nuk do futeshin në rendin e ditës këto propozime, pasi zëvendësminstri i Drejtësisë i kishte depozituar në më pak se 48 orë para mbledhjes.
Vendimet e tjera të KLD-së ishin:
Emërimi i Esmeralda Cekajt kryetare e gjykatës së Faktit në Lushnje
Artan Hajredinaj, kryetar i gjykatës së Faktit në Tropojë
Admir Belishta, kryetar i gjykatës së faktit në Korçë
Roland Jaupaj, kryetar i gjykatës së faktit në Fier
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)