Manipulimi i FRPD-së, Boçi në Report Tv: Ai ka qenë një proces perfekt! Debatet janë normale se janë të rinj

Manipulimet e zgjedhjeve të FRPD-së, nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi tha se debatet janë normale megjithësre epiteti ‘manipulim’ është i ekzagjëruar. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj Boçi sqaroi se ‘pos zgjedhjet’ janë të natyrshme për aq kohë sa pakënaqësitë përkthehen në debate. Më tej, Boçi tha se të rinjtë janë parë me një sy pozitiv nga drejtuesit e partisë si dhe kanë pasur një proces votimi perfekt. Edhe pse në media por edhe në deklarata të anëtarëve të FRPD, si rasti i Skerdjan Dhulit, akuzat dhe provat janë të pranishme, Boçi sërish i mëshoi faktit se nuk ka pasur asnjë manipulim dhe çdo gjë ka qenë korrekte.

‘Është e ekzagjëruar ta cilësoni si debate e manipulim. E aq më tepër brenda forumit rinor mendoj se është normale. Ne si drejtues kemi qenë të barazlargaur jemi kujdesur që ai të jetë i mbarë dhenë fund të ketë një rezltat për të gjithë favoritët. Pakënaqësitë shprehen dhe në formë debatesh. Dihet që njëri do fitonte. Unë besoj se përtej konsderatash sensitive, kishim një proces perfekt që sigurisht i shohim të rinjtë me sy pozitiv. (…) Pastaj mos harrojmë se çgfarë ndodhi me ish kryetarin e FRPD jo humbje listash etj. Rezultati tashmë dihet.’- tha Boçi.

Luçiano Boçi u pyet edhe për një temë mjaft të diskutuar siçi ishin edhe primaret ku tha se primaret e Rithemelimit janë korrekte dheangazhime politike jo vetëm brenda partisë por edhe nga simpantizantët, pra populli.

‘Zoti Meta e ka përkrahur në dijeninë time idenë e primareve, nga përvoja ime politike janë abgazhim politk të ccdo anëtari të PD. Ndërkohë që fut brenda këtij procesi edhe qytetarët, simpantizantët. Pra ti fillon dhe zhvillon resurset dhe burimet njerëzore. Ti po e vesh që në momentin e parë e vesh me besim qytetar dhe partie. Se Rama psh ka thjesht konturë se i ka drejtësil, krim e insitucione nga mbrapa. Në mos sot do zhvillohen edhe me aleatin për një kandidat. Primaret janë të pranueshme pastaj secili jep opinionin e vet por ama është procesi që nxjerr kandidatin më të besueshëm.’- tha Boçi.  

Kujtojmë se lidhur me procesin zgjedhor të kryetarit të FRPD pati një sërë akuzash dhe denocimesh. Denoncimet dje për zgjedhjet në FRPD ishin të shumta. I sapo-zgjedhuri në krye të forumit Rinor të PD, Besart Xhaferi  mund të mos e mbyllë mandatin e tij në krye të të rinjve demokratë. Sipas statutit të vetë PD, në forumin rinor bëhen pjesë të rinjtë nga 15-35 vjeç. Xhaferi është 32 vjeç dhe në përfundim të mandatit 4 vjeçar ai do të ishte 36 vjeç, pra do ta ushtronte mandatin në shkelje të statutit. Ndërkohë, në rrjetet sociale menjëherë pasi Xhaferi u shpall fitues kanë nisur denoncimet për parregullsi në procesin zgjedhor.  Në rrjetet sociale qarkullojnë disa foto, ku duket se 1 votues ka votuar më shumë se një herë, ka votues që nuk janë anëtarë sipas statutit etj. Njëreagim pati edhe nga Evi Kokalari e cila tha se zbuloi një bisedë me Berishën ku i kishte thënë që të ripërsëriste garën.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Telemaku.: 03/10/2022 20:21

    Boci mua me thane po deshe per shoqni hajde voto.vajta votova sjam anetar.u dhjefsha mu ne parti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë