Manja:Dekriminalizimit i shpëton
Nano, Ristani, Fullani - preket Mziu

Manja:Dekriminalizimit i shpëton<br />Nano, Ristani, Fullani - preket Mziu
Ligji i ri i Dekriminalizimit do të sjellë ndërprerjen e mandateve për disa funksionarë dhe deputetë, mirëpo do të shpëtojë disa të tjerë, veprat penale të konsumuara prej tyre nuk janë parashukuar në 78 veprat që janë përfshirë në këtë ligj dhe ndryshimet kushtetuese që do të vijnë bashkë me të.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja ka thënë sot se, ndërprerje të mandatit, sapo ligji të hyjë në fuqi, do të ketë për kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu ndërkohë që nuk do të preken Tahiri, Ristani, Paloka, Fullani apo edhe Fatos Nano.

Ulsi Manja, tha se nesër në seancën parlamentare palët do të votojnë unanimisht Dekriminalizimin dhe ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë zbatimit të tij. I pyetur se kur është vendosur zbatimi i tij, Manja tha se ai hyn në fuqi menjëherë dhe se ka fuqi prapavepruese, ku do të prekë personat që do të kandidojnë, por edhe për ata që sot kanë një mandat deputeti apo funksioni publike.

Duke u futur në detaje, Ulsi Manja tha se me këtë ligj 4 ose 5 nene të kushtetutës do të preken, pasi ato janë çelësa që ligji të bëhet i vazhdueshëm, pasi deritani ndërprerja e mandateve kishte mbështetje.

ulsi manja

Tani, duke prekur kushtetutën, i hapin rrugë aplikimit të ligjit për dekriminalizimin. Mandatet e fituara në kundërstim me këtë ligj, do të ndërpriten” ka thënë Manja.

Sipas tij, neni që i jep fuqi prapavepruese është neni 45, për të drejtën qe kanë mbi 18 vjeçarët për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur, ka një amendim kushtetues, i hap rrugë zbatimit tëë ligjit që pengon personat me rekorde kriminale.

Po sipas tij, do të ketë edhe amendim në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese,  ku është shtuar një gërmë” F”, për ndërprerjen e mandateve ose funksioneve kushtetuese ku është lënë e drejta e ankimimit në Gjykaten Kushtetuese

Risitë e ligjit të Dekriminalizimit, sipas Manjës nisin që me nenin  2,që parashikon dy linja: E para, ka të bëjë me përcaktimin e një grupi të caktuar veprash penale, 78 në total, ku ndalimi është i përjetshëm  për krimet zgjedhore që klasifikohen si krim i rëndë e serioz. E dyta,  ka të bëjë me natyrën e dënimit dhe masës së dënimit dhe e treta, cënimi i pranimit të prezumimit të pafajësisë.

Ligji, sipas Manjës, ka përcaktuar organet që do merren me zbatimin që nisin nga vetëdeklarim, që përcaktohet me vendim Kuvendi, Prokuroria dhe KQZ.

Sa i takon Reformës në Drejtësi, Manja ka deklaruar se një sistem drejtësie i pavarur është premisë për të pastruar politikën nga personat e inkriminuar e kurruptuar. Manja ka theksuar se, “Politika nuk mund ta pastrojë gjyqësorin”.Sipas tij, “Drejtësia është tavani, pas tij është vetëm Zoti”.

Sipas tij, Kjo është reformë për gjyqtarët e prokurorët e ndershëm, madje ai theksoi se të ndershmit nuk e kanë lexuar fare reformën.

Ankesi 6, që i është bashkangjitur paketës, ka përcaktuar një komision vlerësimi. Ai do të testojë sistemin aktual, jo provim, por do bëjë 3 vlerësime: për pasurinë,lidhjen e gjyqtarëve e prokurorëve për krimin e organizuar, performancës dhe aftësive profesionale” tha ai.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot

Dash Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E keni sjellë në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur! Gjithçka tjetër kot