Manja dha ‘Ok’ për ekstradimin në Itali, reagon Alket Hatija për Report Tv: Drejtësia shqiptare më mbajti peng 16 vite, pse s’më ekstradoi që kur më arrestoi në 2008?

Manja dha ‘Ok’ për ekstradimin në Itali, reagon Alket Hatija për Report Tv: Drejtësia shqiptare më mbajti peng 16 vite, pse s’më ekstradoi që kur më arrestoi në 2008?

1637575124_1637574623ALEKTHATIJA.jpg

Alket Hatija

Pasi Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha “Ok” për ekstradimin e tij në Itali, ka reaguar vetë Alket Hatija për Report Tv, i cili thotë se është mbajtur peng me 16 vite nga drejtësia shqiptare e cila e ka arrestuar në 2008. Ai thotë se drejtësia shqiptare e ka arrestuar pikërisht për dënimin në Itali, ndërsa kërkon të dijë se pse nuk është ekstraduar që në fillim, por ka kryer dënim këtu dhe tani duan që ta kryejë edhe në Itali.

“Jam dënuar për një çështje që bën marrëveshje Itali-Shqipëri  që ka ndodhur në vitin 2003-2004 dhe drejtësia shqiptare më dënoi me 16 vite burg për këtë çështje që vuajta me vendim gjykate. Tani thonë nuk të kemi dënuar mirë dhe do të dënohesh edhe një herë në Itali po për këtë çështje. Ky është një turp i drejtësisë shqiptare që po tregohet më kriminele se një kriminel rrugësh. Vetëm një gjë dua të di pse drejtësia shqiptare më mbajti 16 vjet në burg për këtë çështje kur vendimet e gjykatave shqiptare nuk njihen nga drejtësia italiane? Pse nuk më ekstradoi në Itali që kur më arrestuan për këtë çështje në 2008? Më janë mbajtur peng 16 vite nga drejtësia shqiptare. Nuk i kam borxh as drejtësisë shqiptare dhe as drejtësisë italian”, tha Hatija.


Lajmi kryesor:

Manja dha ‘Ok’ për ekstradimin e ‘Zotit të drogës’ në Itali! Alket Hatija për Report Tv: Drejtësia shqiptare më mbajti peng 16 vite, pse s’më ekstradoi që kur më arrestoi në 2008?


  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

SHBA dhe 17 shtete të tjera kërkojnë në sinkron lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza