Në ndryshimet e prezantuara nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS, Ulsi Manja u largua si drejtues politik i qarkut të Lezhës, për t’u rikthyer në Dibër, ku do të zëvendësojë Blendi Klosin. Ndërkohë Lezha do i bësohet ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Pas largimit të Manjës nga drejtimi i qarkut të Lezhës, ka reaguar kryebashkiaku socialist i Bashkisë LezhëPjerin Ndreu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu ka falënderuar Manjën, duke i cilësuar vitet që ai ka qenë drejtues politik në këtë qark si vite suksesi dhe demonstrimi pjekurie.

Po ashtu në postim Ndreu shkruan se fitorja në dy bashkitë Lezhë dhe Kurbin, si dhe rikuperimi i mbi 14 mijë votave në vitin 2025 krahasuar me 2021, janë tregues i qartë i një pune serioze dhe i një drejtimi me nivel të lartë politik.

Reagimi i Pjerin Ndreut:

Faleminderit, miku im më i mirë Ulsi Manja.

Katër vite si drejtues politik i qarkut Lezhë janë vite suksesi të dukshëm, demonstrim pjekurie organizative dhe një fuqie të veçantë komunikuese e bashkërenduese. Fitorja në dy bashkitë Lezhë dhe Kurbin, si dhe rikuperimi i mbi 14 mijë votave në vitin 2025 krahasuar me 2021, janë tregues i qartë i një pune serioze dhe i një drejtimi me nivel të lartë politik.

Gjatë kësaj kohe jam ndjerë i mbështetur në çdo aspekt, në vendime, në sfida dhe në objektivat që kemi ndarë bashkë për zhvillimin e qarkut tonë. Për këtë, falënderimi im është i sinqertë dhe i thellë.

Mirënjohje për kontributin e çmuar në zhvillimet politike dhe ekonomike të Lezhës, si dhe urimet më të mira për detyrën e re si drejtues politik i qarkut Dibër.

Suksese në çdo hap dhe faleminderit për miqësinë, besimin dhe bashkëpunimin.


Lajmi kryesor:

Asambleja/ Rama ndryshon drejtuesit e 6 qarqeve! Konfirmohet Balluku, ikën Spiropali! Tiranën e merr Balla! Dy ministrat e rinj, Karakaçi në Shkodër e Nufi në Lezhë