Një ndër temat që u diskutua në Frontline, ishte heqja e tarifa roaming të Shqipërisë me vendet e BE-së. Manjani tha se heqja e tarifave do të fillojë që nga viti tjetër.
“Patjetër që edhe Presidentja e KE-së e theksoi në fjalën e saj dhe është një premtim që do të mbahet, duke filluar nga viti tjetër. Atë që kemi realizuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, do ta bëjmë edhe me vendet e BE-së. E thënë thjeshtë, tashmë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë jashtë, nuk do të paguajnë tarifa të Roaming, por do të paguajnë të njëjtat tarifa si në Shqipëri”, tha Manjani.
Ndërsa sa i përket Diellës, Manjani u shpreh se pasja e një ministre me AI, është tregues i orientimit strategjik të qeverisë.
“Teknologjia është një sektor që ka shumë pikë prerje me disa sektorë të tjerë, është horizontal dhe pasja e një ministre, e cila është vetë AI, sigurisht që është një tregues për orientimin strategjik, që ka qeveria shqiptare për përmirësimin e punës dhe për të përdorur inovacionin për rritjen e eficencës vë vendimmarrje dhe procese të ndryshme”, tha zv,ministrja në Report Tv.
Lajmi kryesor:
Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor, zv.ministrja Manjani: Shqipëria ka gati tre marrëveshje ku do të investohen qindra milionë euro








