TIRANE - "Ne e mbështesim reformën në drejtësi, si në aspektin e ridimensionimit të këshillit të prokurorisë ashtu dhe në aspekte të tjera ku preket prokuroria dhe gjyqësori". Gjyqtarët dhe prokurorët e vendit kanë dhënë mbështetjen e tyre për Reformën e Drejtësisë sipas draftit të Komisionit të Venecias. Nga Ministria e Drejtësisë ata apeluan që reforma të jetë gjithpërfshirëse dhe kur flitet për personat që kanë probleme me ligjin nuk duhet të gjithpërfshihen por të mbahet përgjegjësi individuale dhe të dëgjohet mendimi i tyre.
"Duhet të jemi të shqetësuar për korrupsionin por duhet të jemi gjithashtu të shqetësuar të mos i fusim të gjithë në një thes prandaj thirrja ime e fundit është ju lutem shumë vazhdoni të ushtroni detyrën kushtetuese për të dhënë drejtësi", tha ministri Ylli Manjani.
Ministri i Drejtësisë bëri një apel për tu mos u shfokusuar nga puna e tyre e përditshme. Prokurorët dhe avokatët janë shigjetuar shpesh si ‘delja e zezë’ e sistemit të drejtësisë.
“Thirrje publike për të gjithë trupën gjyqësore të prokurorëve, që të mos shfokusohen për asnjë arsye në kryerjen e misionit të tyre kushtetues. Disktutimet për reformën në drejtësi janë, do të ndodhin, dhe kjo është histori që është pjesë e axhendës publike të shtetit, por ndërkohë mos të harrojmë se janë po këta gjyqtarë e prokurorë që arrestohen, gjykohen dhe dënojnë persona në çastin që flasim. Janë po këta avokatë që i shërbejnë komunitetit. Të mos shfokusohemi nga asnjë insinuatë apo deklaratë. Merrni përgjegjësitë ligjore kushtetuese për të kryer misionin tuaj”, tha Manjani.
Ai kërkoi edhe bashkëpunimin e tyre në reformën në drejtësi, duke i konsideruar si të zotët e “kësaj shtëpie” ku qeveria konsiderohet si investuesi nga jashtë.
“Çatinë më së miri në shpi e rregullon i zoti i shtëpisë, kushdo që e rregullon nga jashtë mund ta bëj të bukur, por nëse shtëpia vazhdon të pikojë nuk keni bërë asgjë. Të punojmë së bashku, ju nga brenda jeni shumë më të rëndësishme sepse jam i bindur në këtë që them, sepse çdo vendim gjykate i dhënë drejtësisht, me transparencë dhe në kushtet e koherencës së ligjit, nuk kaligj më të mirë se vendimi i gjykatës. Është ai që orienton dhënien e drejtësisë, ligjzbatuesit se si duhet ta zbatojnë një ligj. Prandaj nuk mund të lëmë jashtë vëmendjes së reformës këtë shërbim të çmuar”, tha Manjani.
Kreu i Unionit të Prokurorëve, Ndini Tavani u shpreh se prokurorët përkrahin këtë reformë pasi miratimi i saj do të sjell ndryshimin e shumëpritur.
"Unioni i Prokurorëve bashkohet me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias se kontrolli aseteve dhe kontrolli lidhur me figurën e prokurorit dhe integritetit të tij janë të domosdoshme për të arritur qëllimin e reformës që lidhet me përjashtimin nga trupa të gjyqtarëve dhe prokurorëve të atyre që nuk justifikojnë asetet pasurore dhe nuk kanë integritet në ushtrimin e detyrës", - u shpreh Ndini Tavani.
"Përgatitja e draftit, amendimet kushtetuese na erdhën surprizë i pakonsultuar me ne. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë sot gjen rastin që të theksojë me forcë dhe të dënojë çdo përpjekje që paraqet gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë sikur ata janë kundër reformës. Përkundrazi shpreh angazhimin e plotë për të parë pjesë në hartimin e ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë duke pasur si udhërrëfyes opinionin paraprak të komisionit të Venezias", u shpreh
"Përgatitja e draftit, amendimet kushtetuese na erdhën surprizë i pakonsultuar me ne. Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë sot gjen rastin që të theksojë me forcë dhe të dënojë çdo përpjekje që paraqet gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë sikur ata janë kundër reformës. Përkundrazi shpreh angazhimin e plotë për të parë pjesë në hartimin e ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë duke pasur si udhërrëfyes opinionin paraprak të komisionit të Venezias", - u shpreh Kreu i Unionit të Gjyqtarëve Gerd Hoxha.
Qëndrimi i shoqatave të prokurorëve, gjyqtarëve dhe avokatëve vjen pak ditë nga miratimi i draftit me opinionet e Komisionit të Venecias për draftin e ndryshimeve kushtetuese që do ti hap rrugën reformës në drejtësi.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com