Manjani: Pamjet filmike tregojnë
se PS vodhi mandatin e Idrizit

Manjani: Pamjet filmike tregojnë<br />se PS vodhi mandatin e Idrizit
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, denoncon, sipas tij, grabitjen e mandatit të kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi në Qarkun e Tiranës. 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan se ka pamje filmike që provojnë akuzën e tij.

Sipas tij, Rilindja grabiti mandatin e 18 në Tiranë, i cili për 37 vota i takonte kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi. 

Statusi i plotë:
Mandat i vjedhur.
Shpëtim Idrizin e ka votuar Tirana për të qenë deputet! Nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë!

Falë regjistrimit video të numërimit të votave, cilido mund të bindet lehtësisht janë më shumë se 37 vota që i janë vjedhur PDIU për të arritur pragun ligjor.

Janë pamje e prova evidente që ato vota janë vjedhur nga duar të instruktuara qartë nga mendje të sëmura! Besoj se PDIU do ti ekspozojnë këto pamje, si prove e fortë në KQZ.

Shpetim Idrizi nuk është miku im politik! Qartësisht kemi qenë në koncepte e pozicione jo të njëjta politike. Por Ai është votuar nga zgjedhësit e qarkut Tiranë për të qenë deputet.

E drejta e do që Ai të shkojë në Kuvend në respekt të votës së dhënë! Na pëlqen apo jo pozicioni politike i tij!

Pamjet filmike dhe prova te forta tregojnë se mandati i 18 i Rilindjes është i vjedhur! U vodhën vota në tavolinat e numërimit, aty ku PDIU nuk kishte numërues! Aspak çudi! Edhe në mes të Tiranës vidhet vota!

Ai mandat është i PDIU. Pavarësisht pozicionit të kësaj partie me PS, mandati është i PDIU! Nuk kam asnjë dyshim!

Mbetet që KQZ të zbatojë ligjin dhe të vlerësojë këto prova, ti ballafaqojë ato edhe me të dhënat zyrtare që kanë kutitë dhe ti japë mandatin atij që i takon!

Këtë duhet ta bëjë për drejtësi e jo për favor! Shpresoj shumë që KQZ do ta bëjë transparencën e këtij maskarallëku! E përsëris, jo për Shpëtimin por për drejtësinë e zgjedhjeve! Në respekt të zgjedhësve që shkuan në mes të vapës për të zgjedhë atë që deshën.

Sa i takon idesë së zgjedhjeve “të lira” e “të ndershme”, shihni e shkruani!

Shkruani që ti mbani mend mirë se si vidhet vota!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr