Në këto kushte, Kuvendi i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zëvendësimin e mandatit të Metës sipas listës shumëemërore të kandidatëve të LSI në Qarkun e Tiranës.
I katërti në listën e LSI-së është ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Por ky i fundit, përmes një shkrese drejtuar KQZ-së ka refuzuar mandatin e dpeutetit.
"Refuzimi im ka të bëjë me arësye objektive të kuptueshme. Kuvendi aktual e ka mbyllur misionin e tij politik dhe Kushtetutes. Që prej datës 10 Korrik 2017 ky Kuvend nuk merr me asnjë vendim as në sesion të jashtëzakonshëm. Në kushte normale ky Kuvend e ka mbyllur kështu misionin e tij Kushtetues. Ai qëndron si si i tillë vetëm sa për të respektuar një afat kushtetues që lidhet me konstituimin e Kuvendit të ri. Prandaj roli i deputetit në këtë Kuvend efektivisht ka përfunduar", ka shkruar Manjani në letrën dorëzuar KQZ-së.
“Është formalitet i panevojshëm. Nuk mendoj të bëj politikë në një parlament të vdekur”, është shprehur Manjani.
Letra e plotë që Manjani i ka dërguar KQZ-s
Të nderuar anëtarë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve,
U njoftoja nga ju për të marrë mandatin e deputetit të Qarkut Tiranë, për Kuvendin që pritet të mbyllë mandatin e tij në fillim të shtatorit të këtij viti.
Në respekt të ligjit dhe të ftesës suaj dëshiroj tu njoftoj vullnetin tim për:
Të refuzuar marrjen e mandatit të deputetit pas dorëheqjes së zotit Ilir Meta, për shkak të zgjedhjes së Tij President i Republikës.
Refuzimi im ka të bëjë me arësye objektive të kuptueshme. Kuvendi aktual e ka mbyllur misionin e tij politik dhe Kushtetutes. Që prej datës 10 Korrik 2017 ky Kuvend nuk merr me asnjë vendim as në sesion të jashtëzakonshëm. Në kushte normale ky Kuvend e ka mbyllur kështu misionin e tij Kushtetues. Ai qëndron si si i tillë vetëm sa për të respektuar një afat kushtetues që lidhet me konstituimin e Kuvendit të ri. Prandaj roli i deputetit në këtë Kuvend efektivisht ka përfunduar.
Nga ana tjetër, dëshiroj t’u bëj me dije se duke mos qenë as në listat e kandidatëve për Kuvendin e ri, kam planifikuar ndërtimin e agjendës sime private në vijim. Kjo agjendë sigurisht nuk më lejon të ushtroj, qoftë dhe formalisht e përkohësisht detyrën e deputetit.
Në këto rrethana e paraqes këtë kërkesë timen para Jush sipas përmbajtjes së mësipërme.
Me respekt, Ylli Manjani.
Letra që KQZ i ka dërguar Manjanit
Kësisoj, pritet që mandati t’i kalojë kandidatit Ardit Çela, i pesti në listën shumë emërore të LSI-së, i cili nëse pranon do jetë deputet në Kuvend për një muaj, deri në konstituimin e Parlamentit të ri në javën e parë të shtatorit.
(Lista e kandidatëve të LSI në Qarkun Tiranë, në zgjedhjet e 2013)
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com