
Ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, me anë të një reagimi të bërë publik në rrjetet sociale ka bërë me dije se është në një linjë me kryeministrin, Edi Rama për sa i përket anulimit të zgjedhjeve me 30 qershor nga Presidenti.
"Me anulimin e dekretit të 30 qershorit, presidenti Ilir Meta e humbi të drejtën për të qëndruar në zyrën e tij", deklaroi Rama ditën e djeshme nga Burreli.
Po ashtu Manjani thotë se Ilir Meta ka humbur veten në zyrën e Presidentit. Madje Manjani thotë se Meta nuk duhej të ishte në atë zyrë fare.
Më pas ish-ministri i drejtësisë ka deklaruar se nëse kjo është e gjitha një lojë, ka shumë të drejtë kryeministri Rama.
Deklarata e plotë e Metës:
“Edhe unë ashtu mendoj!
Ilir Meta humbi veten në atë zyrë. Nuk duhej të ishte aty fare, por përballë të keqes që qeveris pa vota e padrejtësisht!
Përballë të keqes që e rriti dhe e mbajti kaq kohë në pushtet. Të keqes që nuk i bëjnë sytë dritë që të shohë ç’i ka bërë këtij vendi.
Nëse e gjitha kjo nuk është një lojë, ka shumë të drejtë Edi Rama, pa dyshim!
Ilir Meta nuk e kishte që në fillim vendin aty.
Por tani që është aty, do t’i duhet ta pranojë. Ska rrugë tjetër!”- shkruan Manjani.
Lajmi kryesor:
Paloka: Anulimi i zgjedhjeve fitore e Ramës/ Braçe: Data nuk ndryshon! Veliaj: Vendimi i Metës, nul /REAGIMET










