Vetëm pak kohë pas reagimit të tij ku shkruante se ai është në një linjë me kryeministrin Rama, duke thënë se presidenti Meta nuk meriton të jetë në zyrën e tij, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sërish në lidhje me Dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Manjani ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se data e re për zgjedhjet lokale mund të ishin 14 ose 21 korrik dhe se nga pikëpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem. Por më pas ish-ministri thotë se pas tyre duhet të vijnë edhe zgjedhjet paralmentare. 

Reagimi i plotë i Manjanit:

"Si datë të re zgjedhjesh lokale mund të ishin datat 14 ose 21 korrik. Është krejt e mundshme pa sforco ligjore, sepse nga pikpamja Kushtetuese nuk ka asnjë problem. Por insistoj, vendit i duhet sa më parë Parlamenti pluralist!

Kështu që vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje parlamentare në vjeshtë. Shtator-Tetor është periudha e duhur... Këtë gjë planifikonte të bënte edhe Rama, por e kishte në plan pa opozitën.... Pa opozitë nuk ka zgjedhje! Tani është koha për ndonjë hap pas dhe për t'u përgatitur për të dy palët e zgjedhjeve!" shkruan Manjani.


Lajmi kryesor:

Paloka: Anulimi i zgjedhjeve fitore e Ramës/ Braçe: Data nuk ndryshon! Veliaj: Vendimi i Metës, nul /REAGIMET