Manjola Nallbani promovon albumin
e ri mes miqsh dhe kolegësh

Manjola Nallbani promovon albumin<br />e ri mes miqsh dhe kolegësh
Përfaqësuesja e mrekullueshme e tre gjinive muzikore; pop, popullore dhe klasike, Manjola Nallbani mblodhi të martën në mbrëmje në ambientet e hotel Rogner, miqtë e saj, bashkëudhëtar të sukseseve ndër vite, të afërmit dhe kolegët në promovimin e albumit, “Tingujt e shpirtit tim”, një përmbledhje në dy cd, një popullore dhe një të muzikës së lehtë, ku përsos hiteve ndër vite iu bashkuan krijimet e reja, një prej te cilëve u prezantua së bashku me klipin gjithë stil ekskluzivisht në këtë mbrëmje, këngë kjo, të cilën Nallbani ia dedikonte bashkëshortit të saj, Sokolit.

Festa elegante, të cilën Manjola siç edhe e tha “e kam cilësuar si një natë për të trokitur një gotë me miqtë”, celebronte edhe plot 3 dekada suksesi, qysh kur artistja unike, u ngjit në skenë, teksa ishte ende liceiste! Familja e artistes bashkëshorti, Sokoli dhe dy vajzat Megi dhe Sindi, pritën të ftuarit të cilët u përshëndetën nga artistja me një kolazh këngësh, që ishte edhe qershia mbi tortë e mbrëmjes.

Ndër të ftuarit miq përtej artistëve dhe bashkëpunëtorëve më të ngushtë ndër vite, ranë në sy edhe politikane,njerëz të medias apo dhe biznesit. Albumi i katërt i Manjola Nallbanit është në treg që prej ditës së sotme për të gjithë fansat e artistës. /RevistaBORDO/
manjola nallbani
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin