Mankthet e gjumit në fëmijëri
paralajmëruese të çrregullimeve

Mankthet e gjumit në fëmijëri<br />paralajmëruese të çrregullimeve
Të shohësh ëndrra të këqija rregullisht në fëmijëri mund të jetë shenjë e hershme paralajmëruese e çrregullimeve psikologjike, deklarojnë hulumtuesit në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Studimi tha se shumica e fëmijëve shihnin ëndrra të  këqija, por nëse ato janë të vazhdueshme, mund të jetë shenjë e diçkaje më serioze.
 
Ky u konsiderua një studim i rëndësishëm i cili mund t’i  ndihmojë njerëzit të zbulojnë shenjat e hershme të sëmundjeve mendore.
 
Gati 6,800 fëmijë deri në moshën 12 u përfshinë në studim. Një në 10 fëmijë shihnin mankthe, zakonisht ndërmjet moshës tre dhe shtatë vjeçare.
Nga studimi rezultoi se shumica e fëmijëve kishin mankthe, por në 37% të rasteve, prindërit raportuan probleme me ëndrra të këqija për disa vite me rradhë.
 
Ekipi i studimit tha se një problem afatgjatë me ankthet dhe tmerret ishte i lidhur me një rrezik më të lartë të problemeve të shëndetit mendor më vonë.
 
Kjo lidhje mes gjumit dhe problemeve psikologjike nuk është e qartë.
 
Një teori është se simptomat mund të krijohen nga ngacmimet e shokëve në shkollë, ose nga ngjarje të ndryshme traumatike që i kanë ndodhur herët në jetë.
 
Ose sepse truri i fëmijëve e ka më pak të dallueshëm atë që është reale apo jo reale, gjendjen në gjumë, apo zgjuar.
 
Sipas shkencëtarëve që kanë kryer studimin, një gjumë i rregullt, shmangia e filmave që shkaktojnë ankth para gjumit dhe kompjuterit gjatë natës janë çelësi i parandalimit të këtyre problemeve.

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut