Manovra të rrezikshme dhe drift në mes të qytetit, në rrezik kalimtarët! Nis hetimi për 2 të rinj në Lezhë

LEZHË- Dy të rinj në Lezhë, kanë rrezikuar jetën e kalimtarëve në rrugë duke bërë manovra të rrezikshme dhe drif në mes të qytetit me makina. Identifikimi i tyre u bë nga policia e Lezhës, pasi këto momente, i kishin regjistruar dhe i kishin publikuar në rrjetet sociale.

Menjëherë  policia ka bllokuar 2 automjetet dhe për secilin prej drejtuesve ka vendosur masën administrative prej 40.000 lekësh. Gjithashtu ndaj tyre ka nisur hetimi për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, drejtuesit e mjeteve, K. F., 25 vjeç dhe E. B., 22 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia