/ATSH-AFP/ - Forcat ajrore të disa vendeve nordike dhe NATO filluan dje në veri të Suedisë manovra ushtarake duke imituar një operacion paqeruajtës të OKB-së, në një kohë që tensionet po rriten me Rusinë në këtë rajo, theksoi ushtria suedeze.
Këto manovra, që përfshijnë 115 avionë dhe 3 600 ushtarë nga nëntë vende, do të zhvillohen nën mbështetjen e bashkëpunimit ushtarak nordik me pjesëmarrjen e Suedisë dhe Finlandës, vende neutrale, dhe Norvegjisë, që bën pjesë në NATO.
Mjete dhe ushtarë nga pesë vende anëtare të NATO-s si SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Holanda dhe Zvicra janë gjithashtu të pranishëm. Ata përdorin bazat në vero të Suedisë, Norvegjisë dhe Finlandës.
"Këto manovra parashikojnë të stërvisin forcat ajrore suedeze dhe të Evropës për sfidat dhe misionet e ardhshme", deklaroi kolonel, Carl-Johan Edstroem, i ushtrisë ajrore sudeze, në një komunikatë të publikuar për fillimin e këtyre manovrave të quajtura "Arctic Challenge Exercice" (ACE).
/Shqiptarja.com