/ATSH-AFP/ - Si reagim ndaj manovrave detare ushtarake të përmasave të mëdha mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së, Pheniani kërcënoi se do të ndërmerrte "goditje të pamëshirshme".
"Pheniani kërcënoi se do të realizonte "goditje të pamëshirshme" për t'iu kundërpërgjigjur manovrave të përbashkëta mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së në Detin e Verdhë", njoftoi sot agjencia koreanoveriore e lajmeve KCNA, duke cituar një zëdhënës të ushtrisë koreano-veriore.
Koreja e Veriut lëshoi sot raketa në det dhe premtoi se do të kryente "goditje të pamëshirshme" kundër SHBA-së dhe Koresë së Jugut ndërkohë që këto dy vende kanë nisur manovrat e përbashkëta ushtarake të përvitshme.
Sipas agjencisë së lajmeve koreano-jugore "Yonhap" Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi në detin e Japonisë para fillimit të manovrave ushtarake të ndërmarra nga Seuli dhe Uashingtoni duke ngjallur irritimin e Phenianit.
"Situata në gadishullin korean është në prag të fillimit të një lufte", konfirmoi agjencia zyrtare koreano-veriore e lajmeve "Korean Central News Agency" (KCNA) duke cituar një zëdhënë të KPA-së (Ushtria e popullit korean).
"'Mjetet e nevojshme për t'i bërë ballë agresionit të ndërmarrë nga imperialistët amerikanë dhe aleatët e tyre nuk kanë lidhje as me dialogun, as me paqen. Duhet t'i përgjigjemi vetëm me 'sulme të pamëshirshme"', shtoi ai.
Koreja e Veriut përdor herë pas here një retorikë të ashpër në kohën e manovrave të tradicionale ushtarake të përbashkëta të kryera çdo vit nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut.
Ata janë zakonisht një burim tensionesh në gadishullin korean.
Seuli dhe Uashingtoni konfirmojnë se bëhet fjalë për manovra thjesht mbrojtëse, por Pheniani i shikon si prelud për një pushtim.
/Shqiptarja.com