TIRANË - Ekstradohet drejt Bosnje Hercegovinës, maqedonasi i dënuar për vjedhje me dhunë. Është Policia e Shtetit ajo që ka bërë të ditur se, Interpol Tirana, rreth orës 13:30 të ditës së sotme ka kryer ekstradimin nga Shqipëria drej Bosnjë-Hercegovinës, të 39-vjeçarit Besir Behluli, nga Maqedonia.
Policia ka saktësuar faktin se ky person, është i dënuar me 10 muaj heqje lirie me vendim të Gjykatës së Bihac-it, të dhënë në datën 15 janar 2013 për akuzën e “vjedhjes me dhunë”, sipas Kodit Penal të Bosnjë-Hercegovinës.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Sarajevë më datë 12 qershor 2013, është bërë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Bosnjë-Hercegovinës i Besir Behluli.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com